325Profesionistë të tjerë të shëndetësisë
Grup i vogël · 9 Nëngrupe
Përshkrimi
Profesionistët e tjerë të shëndetësisë kryejnë një sërë detyrash dhe ofrojnë shërbimin e tyre mbështetës në stomatologji, administrimin e të dhënave mjekësore, në shëndetin publik, në shëndetin mjedisor, fizioterapi, në rregullimin dhe parandalimin e çrregullimeve të shikimit, në trajtime mjekësore urgjente, si edhe në shumë aktivitete të tjera që kanë për qëllim përmirësimin e shëndetit të njerëzve. Ata mund të punësohen në institucione të kujdesit shëndetësor, si spitale, klinika dentare, konsultore, ambulanca, institute inspektimi, etj.
Detyrat kryesore
- Ofrojnë shërbime bazë për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve të dhëmbëve dhe gojës;
- Këshillojnë individët dhe komunitetin për higjienën, dietën ushqimore dhe masa të tjera parandaluese për uljen e rreziqeve të shëndetit;
- Plotësojnë dhe mirëmbajnë të dhënat e pacientëve (kartelat mjekësore, protokolle, etj.) për të dokumentuar kushtet shëndetësore dhe trajtimet e pacientëve, por edhe për kërkime të ndryshme mjekësore, kontroll kostosh dhe përmirësim shërbimi;
- Ndihmojnë familjet për të zhvilluar aftësitë dhe burimet e nevojshme për të përmirësuar gjendjen e tyre shëndetësore;
- Këshillojnë komunitetin, subjektet tregtare, etj. për higjienën dhe shëndetin publik me qëllim kufizimin e përhapjes së infeksioneve dhe sëmundjeve të ndryshme;
- Përgatisin dhe shpërndajnë tek pacienti lente optike;
- Inspektojnë zbatimin e rregullave dhe ligjeve për mjedisin dhe faktorët e tjerë profesionalë që kanë ndikim potencial në shëndetin publik;
- Masazhojnë indet e buta të trupit;
- Shoqërojnë pacientët në dhomat e ekzaminimit dhe i përgatisin ata për ekzaminimin;
- Presin dhe kurojnë raste aksidentesh dhe urgjenca që kanë nevojë për ndihmë mjekësore;
- Zbatojnë kodin e etikës së institucionit ku punojnë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Kushti kryesor për të hyrë në këtë profesion është diploma Bachelor por në ndonjë rast të veçantë mund të jetë e pranueshme edhe diploma e shkollave pas të mesme profesionale;
- Të jetë i përgjegjshëm dhe i komunikueshëm.
Grupet në këtë grup
- 3251Asistentë dentistë dhe terapeutë
- 3252Teknikë të informacionit dhe regjistrimeve mjekësore
- 3253Punonjës të shëndetit publik
- 3254Specialistë të optikës dhe optometrisë
- 3255Asistentë dhe teknikë të fizioterapisë
- 3256Mjekë asistentë
- 3257Inspektorë të shëndetit profesional dhe ruajtjes së mjedisit
- 3258Punonjës të ambulancës
- 3259Asistentë të tjerë të shëndetit të paklasifikuar diku tjetër

