3252Teknikë të informacionit dhe regjistrimeve mjekësore
Grup njësi · 7 profesione
Përshkrimi
Tekniku i informacionit dhe regjistrimeve mjekësore kryen një sërë detyrash që ndihmojnë në mbarëvajtjen, mirëmbajtjen dhe organizimin e punës në një qendër shëndetësore duke përmbushur të gjitha kërkesat profesionale, ligjore dhe etike që kanë të bëjnë me kujdesin e shëndetit të pacientëve. Ai mund të punësohet në qendra shëndetësore publike ose private, spitale dhe konsultore fëmijësh.
Detyrat kryesore
- Informojnë dhe drejtojnë pacientët sipas vizitës së nevojshme;
- Informojnë dhe këshillojnë pacientët për procedurat e qendrës shëndetësore dhe dokumenteve të nevojshme për t’u pajisur;
- Regjistrojnë çdo pacient që vjen për vizitë në qendrën shëndetësore;
- Regjistrojnë çdo vizitë në kartelën personale të pacientit;
- Organizojnë dhe zhvillojnë, sipas një plani të hartuar, ruajtjen e kartelave të të gjithë pacientëve të qendrës shëndetësore;
- Menaxhojnë urgjencat e mundshme sipas njohurive dhe eksperiencave, si edhe udhëzimeve të mjekut;
- Sigurojnë pajisjen me medikamentet e nevojshme të kutisë së emergjencës;
- Marrin masa për plotësimin e listë-prezencës së personelit të qendrës shëndetësore;
- Zbatojnë kodin e etikës së institucionit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Kushti kryesor për të hyrë në këtë profesion është diploma 3 vjeçare në Infermieri nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike;
- Të jetë i përgjegjshëm dhe i komunikueshëm.
Informacion shtesë
- Në disa raste, ky profesion ushtrohet me rotacion nga të gjithë infermierët e qendrës apo departamentit.
Profesionet në këtë grup
- Teknik të informacionit dhe regjistrimeve mjekësore
- Analist të dhënash mjekësore
- Nëpunës për të dhënat mjekësore
- Nëpunës informacioni në shëndetësi
- Programues të dhënash klinike
- Teknik i regjistrit të sëmundjeve
- Teknik të dhënash mjekësore

