3255Asistentë dhe teknikë të fizioterapisë

Grup njësi · 12 profesione

Përshkrimi

Asistenti dhe tekniku i fizioterapisë kryen shërbime dhe trajtime fizioterapie për pacientët të cilët kanë pësuar dëmtime në gjymtyrët e lëvizshëm ose kur këto gjymtyrë kërcënohen nga ndonjë sëmundje apo çrregullim i mundshëm. Ai zbaton planin e terapisë të përcaktuar nga mjeku fiziatër. Ai mund të punësohet në spital shtetëror ose privat, në klinika private dhe qendra estetike.

Detyrat kryesore

  • Organizojnë punën sipas listës së pacientëve për tu trajtuar;
  • Zbatojnë planin e trajtimit të pacientit të përcaktuar nga ftiziatri;
  • Kryejnë terapi me anë të masazheve fizioterapike;
  • Instruktojnë, këshillojnë dhe mbikëqyrin pacientin mbi teknikat e ushtrimeve dhe praktikave të ndryshme që përfshin terapia;
  • Kujdesen për mirëqenien psikike dhe psikologjike të pacientit gjatë terapisë duke përdorur teknika motivimi;
  • Monitorojnë dhe mbajnë nën kontroll ecurinë e pacientit;
  • Bashkëpunojnë me fiziatrin dhe infermierë të tjerë për të përcaktuar ndryshime ose vazhdimësi të terapisë, bazuar në ecurinë e pacientit;
  • Përdorin aparatura të caktuara për rritjen e qarkullimit të gjakut, oksigjenimit të qelizave dhe heqjen e inflamacionit;
  • Këshillojnë komunitetin, individët dhe pacientët për llojin e këpucëve që duhet të veshin, mënyrën e të qëndruarit dhe ushtrimin e aktivitetit fizik.

Kërkesat

  • Kushti kryesor për të hyrë në këtë profesion është diploma 3 vjeçare në Fizioterapi nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike;
  • Të jetë i përgjegjshëm dhe i komunikueshëm.

Informacion shtesë

Për të hapur klinikë private për ofrimin e shërbimeve të fizioterapisë, nevojitet licenca e cila lëshohet nga Urdhri i Infermierit.

Kjo licencë jepet pasi të jetë dhënë provimi i shtetit.

Profesionet në këtë grup

  • Asistent fizioterapeut
  • Elektroterapist
  • Ergoterapeut
  • Hidroterapist
  • Shiatsu terapist (terapi japoneze)
  • Teknik fizioterapie
  • Teknik ortopedist
  • Teknik riadaptimi profesional
  • Teknik të rehabilitimit fizik
  • Terapeut i riadaptimit fizik
  • Terapist akupresure
  • Terapist masazh

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye