3253Punonjës të shëndetit publik

Grup njësi · 6 profesione

Përshkrimi

Punonjësit e shëndetit publik në konsultore fëmijësh asistojnë, vlerësojnë dhe këshillojnë prindërit në rritjen e fëmijës në fazat e para të jetës. Për të përmbushur këto detyra ata vizitojnë duke kryer kontrolle dhe matje shëndetësore të fëmijës në mënyrë periodike dhe e mbajnë atë nën vëzhgim. Ata mund të punësohen në konsultore fëmijësh.

Detyrat kryesore

  • Vizitojnë dhe ekzaminojnë periodikisht fëmijët e zonës që mbulon konsultorja;
  • Këshillojnë prindërit për mënyrën e të ushqyerit, të veshurit dhe të ndërruarit, të mbajturit dhe të fjetjes së fëmijës, si edhe kujdesit në përgjithësi;
  • Matin dhe peshojnë fëmijën për të analizuar rezultatet për të vlerësuar rritjen dhe zhvillimin normal të fëmijës;
  • Regjistrojnë dhe plotësojnë kartelën e të dhënave të fëmijës dhe regjistrin e qendrës së konsultores;
  • Rekomandojnë për vizita dhe ekzaminime të mëtejshme të fëmijës kur e shikojnë të arsyeshme në bazë të ecurisë së zhvillimit të tij;
  • Menaxhojnë dhe organizojnë vaksinat për grup moshat e ndryshme të fëmijëve;
  • Kryejnë injeksione të vaksinave tek fëmijët sipas planit të vaksinimit;
  • Njoftojnë prindërit për vizitat e radhës apo vaksinimin në rast mosparaqitje të tyre në konsultore në ditën e përcaktuar;
  • Promovojnë, këshillojnë dhe diskutojnë planifikimin familjar me prindërit e ardhshëm dhe ata ekzistues;
  • Zbatojnë kodin e etikës së institucionit ku punojnë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Për të hyrë në këtë profesion preferohet diploma universitare nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike (Infermieri), por në përgjithësi hyrja në këto profesione bëhet konform kuadrit ligjor në fuqi;
  • Të jetë i përgjegjshëm dhe i komunikueshëm

Profesionet në këtë grup

  • Asistent i shëndetit për konsultore fëmijësh
  • Asistent mjekësor të shëndetit publik
  • Asistent shëndetësore i komunitetit
  • Promovues shëndetësor i komunitetit
  • Punonjës shëndetësor i komunitetit
  • Punonjës shëndetësor i fshatit

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye