3256Mjekë asistentë
Grup njësi · 4 profesione
Përshkrimi
Mjeku asistent promovon dhe kujdeset për shëndetin e pacientëve duke dhënë shërbim mjekësor nën mbikëqyrjen e një mjeku. Mjeku asistent mund të punojë në qendra të kujdesit shëndetësor, si spitale, klinika, konsultore fëmijësh, ambulanca, institute inspektimi, etj.
Detyrat kryesore
- Mbështetin efikasitetin e punës së mjekut për të identifikuar çështje afatshkurtra dhe afatgjata të kujdesit të shëndetit të pacientëve që kanë nevojë të diskutohen dhe adresohen;
- Japin informacion dhe komente tek mjeku të cilat kanë të bëjnë me rastin konkret;
- Vlerësojnë shëndetin e pacientit duke e pyetur për historikun mjekësor të shëndetit dhe duke kryer ekzaminime fizike;
- Përcaktojnë kushtet jo të zakonshme të shëndetit të pacientit duke urdhëruar apo organizuar teste diagnostikuese të tilla si grafi, elektrokardiograma, analiza laboratorike dhe interpretojnë rezultatet e tyre;
- Regjistrojnë trajtimin dhe shërbimin e dhënë duke i shtuar në kartelën e pacientit dhe në regjistrin e pavionit;
- Zbatojnë direktivat e mjekut në trajtimin dhe kujdesin për pacientët;
- Kryejnë procedura terapeutike me anë të injeksioneve, imunizimeve, mjekimit të plagëve dhe infeksioneve;
- Instruktojnë dhe këshillojnë pacientët për regjime terapeutike, për rritje dhe zhvillim normal e të shëndetshëm;
- Këshillojnë dhe diskutojnë planifikimin familjar me pacientët me qëllim promovimin e mirëqenies familjare dhe sociale;
- Mbrojnë pacientët dhe punonjësit nga infeksione të mundshme ngjitëse duke respektuar të gjitha rregullat dhe politikat e protokollit;
- Japin kujdes të vazhdueshëm për pacientët duke menaxhuar planet e tyre të trajtimit;
- Mirëmbajnë një ambient të sigurt dhe të pastër pune duke zbatuar dhe respektuar rregullat, procedurat dhe ligjet përkatëse që veprojnë;
- Zbatojnë kodin e etikës së institucionit ku punojnë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Për të hyrë në këtë profesion është diploma universitare nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike (Infermieri) me disa vite eksperiencë;
- Të jetë i përgjegjshëm dhe i komunikueshëm.
Profesionet në këtë grup
- Mjek asistent
- Mjek asistent për planifikimin familjar
- Mjek asistent në klinikë
- Asistent mjekësor

