32Asistentë të specializuar të shëndetësisë

Nëngrup i madh · 5 Nëngrupe

Përshkrimi

Asistentët e specializuar të shëndetësisë kryejnë detyra teknike dhe praktike për të mbështetur diagnozën dhe trajtimin e sëmundjeve, dëmtimeve të ndryshme në njerëz dhe kafshë dhe janë mbështetës të specialistëve përkatës të fushës si mjekë, veterinarë dhe profesionistë të tjerë të shëndetit. Ata merren gjithashtu me praktika të ndryshme të kujdesit shëndetësor, me hulumtimin dhe aplikimin praktik të koncepteve, teorive, parimeve dhe metodave operative veçanërisht në shkencat jetësore, përfshirë bujqësinë, pylltarinë, higjienën publike, mjekësinë, farmacinë dhe fushat e përafërta si dhe mjekësinë tradicionale dhe popullore. Mund të punësohen në kompani të ndryshme shërbimesh mjekësore, veterinere në kompani të kujdesit shëndetësor apo të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Asistojnë mjekun në veprimtari të ndryshme mjekësore;
  • Asistojnë mjekun, laborantin në laborator të mjekësisë dhe patologjisë;
  • Asistojnë veterinerin, laborantin në laborator për kafshët;
  • Asistojnë farmacistë në farmaci apo depo farmaceutike;
  • Përgatisin medikamente dhe komponime të tjera farmaceutike nën drejtimin e farmacistëve;
  • Asistojnë veterinerin në vaksinime, inspektime apo veprimtari të tjera mjekësore për kafshët;
  • Kryejnë detyrat e paracaktuara në profesionin e infermierit në spitale, klinika, shkolla, institucione, etj.;
  • Kryejnë detyrat e paracaktuara në ndihmë për profesionin e mamisë në spitale, klinika, konsultore, etj.;
  • Asistojnë dentistin në punën e përditshme në klinika, si dhe për prodhim dhe riparim protezash dentare;
  • Bëjnë mbledhje informacioni dhe regjistrime të ndryshme mjekësore;
  • Japin asistencë mjekësore për shëndetin publik;
  • Kryejnë veprime të specializuara të optikës dhe optometrisë;
  • Kryejnë veprime të specializuara të fizioterapisë;
  • Përdorin pajisjet të ndryshme mjekësore për ekzaminime të ndryshme, terapi, rrezatim, kryerje testesh klinike etj.;
  • Kryejnë inspektim të shëndetit profesional, të kushteve të punës, ruajtjes së mjedisit dhe sigurimit të higjienës;
  • Kryejnë shërbime të mjekësisë popullore dhe tradicionale;
  • Realizojnë detyra të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i studimeve bachelor në këtë fushë;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye