3254Specialistë të optikës dhe optometrisë

Grup njësi · 7 profesione

Përshkrimi

Specialisti i optikës dhe optometrisë dizajnojnë, përshtatin dhe shpërndajnë lente optike për korrektimin e shikimit duke përshtatur pajisjet ndihmëse (lente kontakti, xhama syzesh) në shikim sipas përshkrimit të mjekut okulist. Ai mund të punësohet në klinika private optike ose ambulanca specialitetesh.

Detyrat kryesore

  • Pranojnë recetat e klientëve/pacientëve të dhëna nga mjeku okulist ose optometri për probleme të ndryshme të korrigjimeve të shikimit;
  • Bëjnë kontroll optometrik të klientëve duke matur syrin dhe formën e fytyrës së klientëve;
  • Bëjnë kontrollin e lenteve (xhamit) të syzeve;
  • Punojnë lentet (xhamin) e syzeve sipas problemeve dhe kërkesave estetike të klientit sipas përshkrimit të mjekut okulist ose optometrist;
  • Verifikojnë përputhshmërinë e lenteve të punuara me përshkrimin e okulistit dhe me përshtatshmërinë e klientit/pacientit;
  • Instruktojnë klientët për përdorimin e lenteve të kontaktit;
  • Këshillojnë klientët për përdorimin, mirëmbajtjen dhe problemet e ndryshme që mund të hasin me lentet ose syzet;
  • Zbatojnë kodin e etikës së institucionit/klinikës;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Kushti kryesor për të hyrë në këtë profesion është ndjekja e një kursi apo shkolle profesionale pas të mesëm me kohëzgjatje 6 muaj deri në 1vit;
  • Të jetë i përgjegjshëm dhe i komunikueshëm.

Profesionet në këtë grup

  • Mjeshtër optike
  • Asistent opticien
  • Opticien refraksion
  • Opticien syzesh
  • Asistent optometricien
  • Refraksionist
  • Asistent opticien lentesh kontakti

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye