Si funksionon faqja
Udhëzues i shkurtër, kapitull pas kapitulli. Zgjidh një kapitull nga lista.
Fillimi
Kjo faqe të ndihmon të gjesh një profesion dhe kodin e tij. Ke tri mënyra:
- E di emrin ose kodin?Kërko
- E di shkronjën e parë?Shfleto sipas alfabetit
- E di fushën e punës?Shfleto sipas klasifikimit
Në çdo kapitull ka një figurë me shenjën Shembull. Figura tregon si duket ajo pjesë e faqes, por nuk klikohet. Numrat në figurë përputhen me hapat poshtë saj.
1. Kërko një profesion
Mënyra më e shpejtë. Kutia e kërkimit ndodhet në krye të faqeve të profesioneve dhe të qëndron gjithmonë sipër kur lëviz poshtë.
- Mësues muzike2341.09
- Mësues muzike për shkollat e mesme profesionale2320.11
- Mësues të specializuar të muzikës2354
Kliko te kutia dhe shkruaj emrin e profesionit ose kodin e tij, p.sh. "mësues” ose "2341”. Nuk ka nevojë për shkronjat ë dhe ç: "mesues” gjen edhe "mësues”.
Pasi shkruan dy shkronja, poshtë kutisë shfaqen sugjerimet. Kliko njërën dhe faqja të çon direkt te ai profesion.
Nuk e gjen në sugjerime? Kliko "Kërko” (ose shtyp tastin Enter) për të parë të gjitha rezultatet.
Këshillë: Mjafton një pjesë e fjalës: "agro” gjen "agronom”, "agro-ekologjist” etj. Mund të shkruash edhe dy fjalë, p.sh. "mësues muzike”.
2. Rezultatet e kërkimit
1 109 rezultate për "mesues”. Faqja 1 nga 3.
- Mësues agrobiznesi22320.02
- Mësues aktrimi2355.02
Sa rezultate u gjetën dhe në cilën faqe je.
Kliko emrin e profesionit për ta parë brenda grupit të tij, bashkë me profesionet e ngjashme.
Kur ka shumë rezultate, ato ndahen në faqe me nga 50. Kliko numrin e faqes ose "Tjetra ›”.
Këshillë: Shumë rezultate? Shto një fjalë tjetër në kërkim, p.sh. "mësues gjuhe” në vend të "mësues”.
3. Shfleto sipas alfabetit
Kur nuk e di saktë emrin, shfleto listën. Hape nga menyja Profesionet.
Lista ka dy pamje: sipas alfabetit dhe sipas klasifikimit. Kliko njërën për të kaluar te tjetra. Pamja e zgjedhur është e errët.
Kliko një shkronjë dhe faqja kalon te profesionet që fillojnë me të. Shkronjat dyshe si DH, GJ, NJ, SH janë më vete, si në alfabetin shqip.
Kur lëviz poshtë, titulli i shkronjës qëndron sipër, që të dish gjithmonë në cilën shkronjë je. "↑ Shkronjat” të kthen te lista e shkronjave.
4. Si lexohet një rresht
- Agronom pedolog 122133.072133 · Agronomë dhe këshillues për ferma, pyje dhe peshkim 3
Emri i profesionit.
Kodi i profesionit. Kliko kodin për të kopjuar kodin dhe emrin bashkë. Pas kopjimit, ikona kthehet në ✓. Pastaj mund ta ngjitësh në një dokument me Ctrl + V (në Mac: Cmd + V).
Grupi ku bën pjesë profesioni. Kliko për të lexuar për këtë grup: çfarë bëjnë, detyrat kryesore dhe kërkesat, bashkë me profesionet e tjera të grupit.
5. Shfleto sipas klasifikimit
Profesionet janë të grupuara sipas llojit të punës, në 10 grupe të mëdha. Kodi tregon grupin: çdo shifër e re e ngushton grupin, deri te profesioni. Kjo pamje hapet nga skeda "Sipas klasifikimit”.
- 2Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)
- 23Specialistë të mësimdhënies
- 232Mësues të shkollave profesionale dhe teknike
- 2320Mësues të shkollave profesionale dhe teknike
- 2320.11Mësues muzike për shkollat e mesme profesionale
1Manaxherë
2Specialistë me arsim të lartë1
23Specialistë të mësimdhënies
2320Mësues të shkollave profesionale dhe teknike
- Mësues muzike për shkollat e mesme profesionale32320.11
Kliko mbi emrin e një grupi për ta hapur. Kliko sërish për ta mbyllur. Shigjeta tregon gjendjen: i mbyllur, i hapur. Kur lëviz poshtë, emri i grupit të madh qëndron sipër, që të dish gjithmonë ku je.
"Hap të gjitha” hap të gjitha grupet njëherësh, që t'i lexosh me radhë. "Mbyll të gjitha” i mbyll përsëri.
Kur vjen nga kërkimi, grupi hapet vetë dhe profesioni që zgjodhe shfaqet me ngjyrë të verdhë.
Butoni "Struktura e listës” mbi listë të çon te grupet e mëdha. Kliko një grup për të lexuar çfarë bëjnë, detyrat kryesore, kërkesat dhe profesionet e tij.
6. Këshilla të dobishme
Teksti është shumë i vogël?
Shtyp Ctrl dhe + për ta zmadhuar (në Mac: Cmd dhe +). Me Ctrl dhe 0 kthehet si më parë.
Gjej një fjalë në faqe
Shtyp Ctrl dhe F (në Mac: Cmd dhe F) dhe shkruaj fjalën. Në klasifikim, kliko më parë "Hap të gjitha”.
Kthehu një hap mbrapa
Kliko shigjetën ← në krye të shfletuesit, majtas adresës së faqes. Në telefon, përdor butonin "Pas”.
Në faqet e gjata, butoni "↑ Në krye” poshtë djathtas të kthen në fillim të faqes.
Dokumenti i plotë
Te Struktura e listës gjen grupet e mëdha (kliko një grup për përshkrimin e tij) dhe të gjithë listën si dokument PDF. Në kompjuter, lëviz brenda dokumentit për ta lexuar dhe përdor butonat lart djathtas për ta shkarkuar ose printuar. Në telefon, kliko "Hap dokumentin”.
Ke ende pyetje? Na kontakto.

