3257Inspektorë të shëndetit profesional dhe ruajtjes së mjedisit

Grup njësi · 16 profesione

Përshkrimi

Inspektorët e shëndetit profesional dhe ruajtjes së mjedisit kryejnë një sërë detyrash dhe funksionesh për të siguruar shëndetin në punë dhe mbrojtjen e komunitetit nga faktorët e ndotjes akustike, kimike e fizike. Ata monitorojnë zbatimin e rregulloreve dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë, si edhe Konventa të ratifikuara nga shteti shqiptar për çështje të shëndeti e sigurisë në punë, sigurisë së proceseve të prodhimit të mallrave e produkteve të ndryshme. Ata mund të punësohen në institucione shtetërore të tilla si: Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror, Instituti i Shëndetit Publik/ Drejtori Rajonale të Shëndetit Publik, etj.

Detyrat kryesore

  • Informojnë, këshillojnë dhe udhëzojnë përfaqësuesit e punonjësve dhe kompanive mbi rregullat dhe ligjet për sigurinë në punë dhe mjedisin e punës;
  • Vlerësojnë kushtet e punës për pozicione të ndryshme në institucione publike, të cilat ndikojnë në vendosjen e pagës;
  • Pranojnë kërkesa për inspektim të sinjalizuar në institute ose organizata të caktuara;
  • Iniciojnë vizita në subjekte me qëllim inspektimin e kushteve higjieno-sanitare, shëndetësore dhe të sigurisë;
  • Iniciojnë vizita në subjekte të ndryshme me qëllim inspektimin e kushteve të prodhimit, ruajtjes dhe konservimit të produkteve sipas rregulloreve përkatëse;
  • Kontrollojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas kuadrit ligjor shqiptar në subjektet që kontrollohen;
  • Mbajnë procesverbal për kontrollin, si edhe procesverbal konstatimi;
  • Vendosin afate për subjektin për plotësimin e dokumenteve të munguara;
  • Këshillojnë dhe udhëzojnë subjektet për procedurat e nevojshme për plotësimin e dokumentacionit dhe plotësimin e kërkesave ligjore;
  • Verifikojnë nëse është plotësuar dokumentacioni i munguar;
  • Marrin masa ndëshkuese me gjobitje për subjektet që nuk kanë plotësuar kërkesat e ligjit edhe pas udhëzimeve të inspektorëve;
  • Raportojnë tek eprori për rezultatet ditore të inspektimit dhe dorëzojnë procesverbalet;
  • Pranojnë planin mujor nga eprori për vizita të planifikuara në subjekte dhe analiza të ndryshme;
  • Përditësojnë bazën e të dhënave për subjekte në zonën e caktuar nga eprori për sa i përket dokumentacionit të këtyre subjekteve;
  • Zbatojnë kodin e etikës së institucionit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Kushti kryesor për të hyrë në këtë profesion është diploma e shkollës së lartënë një nga degët: Shëndet Publik, Mjekësi e përgjithshme, Farmaci, Stomatologji, etj.,konform kuadrit ligjor në fuqi;
  • Të jetë i përgjegjshëm dhe i komunikueshëm.

Informacion shtesë

Për të avancuar në karrierë, inspektori i shëndetit publik dhe ruajtjes së mjedisit duhet të ketë disa vite eksperiencë për tu emëruar si drejtues i institucioneve që monitorojnë dhe vlerësojnë sigurinë e shëndetit publik.

Profesionet në këtë grup

  • Inspektor i higjienës
  • Inspektor i sigurimit dhe shëndetit për kushtet e punës
  • Inspektor i sigurimit dhe shëndetit të punonjësve
  • Inspektor i sigurimit dhe shëndetit (kujdesi për fëmijët)
  • Inspektor i sigurimit dhe shëndetit (për mbetjet industriale)
  • Inspektor i sigurimit dhe shëndetit për mbrojtjen e konsumatorëve
  • Inspektor i sigurimit dhe shëndetit për mjetet e transportit
  • Inspektor i sigurimit dhe shëndetit për ndërmarrjet e tregtisë
  • Inspektor i sigurimit dhe shëndetit për ndërmarrjet industriale
  • Inspektor i sigurimit dhe shëndetit ndaj ndotjeve
  • Inspektor i sigurimit dhe shëndetit ndaj rreziqeve kimike
  • Inspektor i kushteve teknike dhe sanitare për sigurinë ushqimore
  • Inspektor shëndeti
  • Inspektor i shëndetit dhe sigurisë në punë
  • Inspektor sanitar
  • Inspektor i sigurisë së produkteve

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye