3251Asistentë dentistë dhe terapeutë

Grup njësi · 5 profesione

Përshkrimi

Asistenti dentist dhe terapeutët kryejnë një sërë detyrash që kanë lidhje me shërbimet për kujdesin bazë të dhëmbëve, për të parandaluar dhe trajtuar sëmundjet dhe çrregullimet e dhëmbëve dhe të gojës, sipas planit të vendosur nga një dentist ose profesionistë të tjerë të shëndetit. Ai mund të punësohet në klinikë dentare shtetërore ose private.

Detyrat kryesore

  • Këshillojnë individët dhe pacientët për higjienën dentare, si edhe për masa parandaluese ndaj rreziqeve potenciale të shëndetit të dhëmbëve dhe gojës;
  • Asistojnë mjekun në aktivitetin e tij të zakonshëm;
  • Përgatitin pacientët për ekzaminim ose trajtim tek dentisti duke iu shpjeguar procedura dhe pozicionime të caktuara;
  • Sigurojnë furnizimin me materiale dentare në tavolinën e mjekut;
  • Plotësojnë kartelën me të dhënat e përgjithshme të pacientit;
  • Përdorin njohurinë dhe eksperiencën për dhënien e ndihmës së shpejtë;
  • Mirëmbajnë ambientin e punës, duke pastruar sipërfaqet dhe mjetet e punës së mjekut dentist;
  • Sterilizojnë veglat e punës duke përdorur në mënyrë korrekte pajisjet përkatëse;
  • Kontrollojnë gjendjen e materialeve dentare në klinikë;
  • Zbatojnë kodin e etikës të miratuar nga manaxhimi;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • E preferueshme është arsimi profesional pas të mesëm për Asistentë Dentistë ose ndonjë kurs tjetër profesional në këtë fushë;
  • Të jetë i përgjegjshëm dhe i komunikueshëm.

Informacion shtesë

Zakonisht, në mungesë të arsimit profesional pas të mesëm, asistentët dentistë bëjnë një stazh pune disa mujor (tipikisht 6 muaj) për tu njohur me praktikat dhe materialet dentare pranë një klinike shtetërore ose private.

Profesionet në këtë grup

  • Asistent dentist
  • Asistent dentist/shërbime shkolle
  • Asistent ndihmës dentist
  • Higjienist dentist
  • Asistent dentist terapeutist

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye