3Teknikë dhe specialistë në zbatim

Grup i madh · 5 Nëngrupe

Përshkrimi

Teknikët dhe specialistët në zbatim kryejnë kryesisht detyrat teknike dhe detyrat e ngjashme të lidhura me kërkimet dhe aplikimet e konceptevedhe metodave operacionale shkencoreapo artistike, dhe rregulloret e qeverisë ose biznesit. Shumica e profesioneve në këtë grup kryesor kërkojnë aftësitë të nivelit të tretë sipas niveleve të kompetencës të LKP. Ata ndërmarrin dhe kryejnë punë teknike të lidhura me hulumtimin dhe aplikimin e koncepteve dhe metodave operative në fushat e shkencave fizike duke përfshirë inxhinierinë dhe teknologjinë, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, shkencat e jetës si dhe profesione të mjekësisë, të shkencave shoqërore dhe humane.

Detyrat kryesore

  • Ndërmarrin dhe kryejnë punë teknike të lidhura me hulumtimin dhe aplikimin e koncepteve dhe metodave operative në fushat e shkencave fizike duke përfshirë inxhinierinë dhe teknologjinë, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, shkencat e jetës duke përfshirë profesione të mjekësisë, të shkencave shoqërore dhe humane.
  • Kryejnë shërbime të ndryshme teknike që kanë të bëjnë me tregtinë, financën, administratën, duke përfshirë administrimin e një numri të ligjeve dhe rregullave të qeverisë, si dhe të punës sociale;
  • Sigurojnë organizimin dhe kryerjen e aktiviteteve argëtuese, sportive dhe artistike;
  • Kryejnë përmbushjen e disa detyrave fetare;
  • Teknikët dhe specialistët në zbatim mund të marrin udhëzime nga zyrtarë më të lartë të qeverisë ose manaxherët profesionistë;
  • Mbikëqyrin të tjerët.

Informacion shtesë

Duhet të theksohet se, në varësi të detyrave të veçanta dhe shkallës së përgjegjësisë në ekzekutimin e tyre, profesionet e klasifikuara në këtë grup mund të kërkojnë arsim të lartë të niveli Bachelor, arsim pas të mesëm apo kualifikime profesionale në varësi të fushës profesionale dhe specifikave të organizimit të punës në to.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye