3259Asistentë të tjerë të shëndetit të paklasifikuar diku tjetër

Grup njësi · 4 profesione

Përshkrimi

Asistentët e tjerë të shëndetit të paklasifikuar diku tjetërushtrojnë njohuritë e tyre në kujdesin, parandalimin dhe trajtimin e dëmtimeve dhe sëmundjeve në sistemin skeletor të njeriut. Ata këshillojnë dhe promovojnë pacientët në mirëmbajtjen e skeletit të trupit, muskujve, ligamenteve dhe tendinave për të pasur një mirëqenie dhe shëndet të përgjithshëm të trupit.

Detyrat kryesore

  • Marrin informacion të detajuar të historikut shëndetësor të pacientit duke përfshirë këtu shëndetin në përgjithësi, simptoma të veçanta, si edhe detaje të tjera;
  • Ekzaminojnë qëndrimin dhe posturën e përgjithshme të pacientit dhe kontrollojnë për tensionim të muskujve ose probleme të ligamenteve duke i kërkuar pacientit të kryejë veprime të caktuara;
  • Kryejnë ekzaminime fizike duke përdorur ndjeshmërinë e prekjes për të identifikuar pika të dobëta ose të dëmtuara të trupit të pacientit;
  • Masin tensionin dhe vlerësojnë parametra të tjera të nevojshme për të vlerësuar shëndetit e fizikut të pacientit;
  • Planifikojnë trajtimin e pacientit në dakortësi me të dhe e zbatojnë atë nëpërmjet teknikave specifike;
  • Japin rekomandime për dietën ushqimore, qëndrimin dhe ushtrimet fizike;
  • Rekomandojnë pacientët për vizita tek specialistë të tjerë nëse është e nevojshme;
  • Këshillojnë dhe instruktojnë pacientët për ushtrime rehabilituese me qëllim rikuperimin afatgjatë dhe për teknika që sigurojnë shëndetin e mirë e të vazhdueshëm;
  • Mbajnë të dhëna të përditësuara dhe të sakta për pacientët;
  • Marrin në shqyrtim dhe interpretojnë imazheritë dixhitale të prodhuara nga teknikat imazherike, të tilla si rezonanca magnetike, ultratingujt dhe skaneri. ;
  • Zbatojnë kodin e etikës së institucionit ku punojnë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Kushti kryesor për të hyrë në këtë profesion është diploma universitare në fushën e mjekësisë, konform kuadrit ligjor në fuqi;
  • Të jetë i përgjegjshëm dhe i komunikueshëm.

Profesionet në këtë grup

  • Kiroteraupeut
  • Osteopath/praktikues që trajton sëmundjet e kockave
  • Podolog/Ortoped (që merret me problemet e gjymtyrëve)
  • Oksigjenist

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye