731Punonjës të punimeve me dorë (artizanët)

Grup i vogël · 9 Nëngrupe

Përshkrimi

Punonjës të punimeve me dorë (artizanët), gërshetojnë aftësitë artistike dhe manuale për të hartuar, prodhuar, riparuar, rregulluar, mirëmbajtur dhe dekoruar instrumentet e precizionit, instrumentet muzikore, gurët e çmuara dhe metalet e tjera me vlerë, enët prej balte dhe prej porcelani. Ata përdorin teknika tradicionale dhe ato bashkëkohore për të skalitur, për t’i dhënë formën, për t’i thurur, për t’i dhënë dekoracion punimeve të xhamit, qeramikës, tekstilit, kashtës, gurit, drurit dhe lëkurës.

Detyrat kryesore

  • Kalibrojnë, riparojnë, mirëmbajnë dhe instalojnë instrumente të preçizionit si dhe ato të veglave muzikore;
  • Axhustojnë, riparojnë, apo vlerësojnë gurët e çmuar, sendet ceremoniale fetare prej ari, argjendi dhe prej metaleve të tjera të çmuara apo margaritarëve;
  • Presin, latojnë, lustrojnë dhe vendosin për zbukurim gurë të çmuar dhe gjysmë të çmuar, duke përfshirë margaritarë dhe diamantë dhe gdhendin në gurë të çmuar apo në sende të bëra prej metaleve me vlerë;
  • Përgatitin enë prej qeramike, porcelani, mjete sanitare, tulla, pllaka dhe gurë abrasive që punohen me dorë apo me makineri të thjeshta pune;
  • Fryjnë, derdhin, presojnë, presin, zbukurojnë, bluajnë, pastrojnë dhe i japin formë prodhimeve të qelqit;
  • Dekorojnë artikuj të bërë nga druri, metali, tekstili, qelqi, qeramike dhe nga materiale të tjera, si edhe planifikojnë, faqosin dhe pikturojnë gërma, shifra, monograme dhe dizenjo për të bërë tabela;
  • Aplikojnë teknika tradicionale si stazhionimin, forcimin e drurit,
  • Përgatitin për punim kashtë, kallam, gurë, baltë modelimi, guaska si edhe dhe materiale të tjera;
  • Gdhendin, derdhin, montojnë, endin, pikturojnë dhe dekorojnë artikuj të ndryshëm për përdorim personal apo shtëpiak, apo për qëllime dekorative;
  • Përgatitin materiale për të bërë mobilie me thurje, përgatitin furça, fshesa dhe thurin lloje të ndryshme të shportave;
  • Aplikojnë teknika dhe modele tradicionalë për të prodhuar pëlhura të endura, me thurje, të qëndisin dhe veshje e artikuj të tjerë shtëpiakë;
  • Kryejnë punë të tjera të ngjashme si këto;
  • Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës.

Kërkesat

  • Kërkohet përfundimi i arsimit të detyrueshëm shkollor;
  • Mbarimi shkollës së mesme me profil artin grafik, muzikë etj.. përbën avantazh;
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht, me zotësi të plotë për të punuar;
  • Të ketë nivel të lartë të aftësive dhe vëmendje në detaje;
  • Të ketë sy dhe vesh të mprehtë dhe dëshirë për të punuar në këtë profesion;
  • Të ketë duar të qëndrueshme për të punuar në ingranazhe të imët dhe pjesë të vjetërsuara;
  • Preferohet të ketë vite pune eksperiencë në punime me precizion të lartë të metaleve dhe materialeve të tjera të ngjashme;
  • Të dijë të lexojë dhe të interpretojë manualët teknikë të lidhur me proceset e punës;
  • Të ketë shikim të mirë dhe të njohë elementët bazë të kombinimit të ngjyrave;
  • Të ketë njohuri të teknologjisë dhe punimit të metaleve.

Informacion shtesë

Punonjësi i punimeve me dorë (artizani) mund të punojë si çirak tek një mjeshtër zanati.

Artizani i suksesshëm mund dhe duhet të zhvillojë një vizion të veçantë artistik dhe të jetë në gjendje të shprehë këtë vizion në punën e vet.

Individi i vetëpunësuar në këtë profesion mund të përfitojë nga trajnimet me fokus biznesin dhe marketingun për të mësuar promovuar dhe shitur punimet e tij.

Angazhimi në kurse të formimit profesional të cilat japin edhe diploma për një karrierë në zejtari, janë një mundësi e mirë për të fituar përvojë për të punuar me një shumëllojshmëri të teknikave dhe materialeve.

Angazhimi në studio të posaçme për artistët artizanale që dëshirojnë të përqendrohen në specialitete përbën bazë të shëndoshë për karrierën në të ardhmen.

Vëmendja për rregullat e sigurisë duhet të jetë e shtuar pasi puna shpesh herë kryhet me makineri të rrezikshme për jetën, kimikate toksike apo rreze radioaktive.

Trajnimi në programe kualifikuese jep avantazhe për punësim në kompani të mëdha.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye