7313Punues të bizhuterive dhe metaleve të çmuara
Grup njësi · 25 profesione
Përshkrimi
Punuesi i bizhuterive dhe metaleve të çmuara projekton, krijon, axhuston, riparon, apo vlerëson gurët e çmuar, sendet ceremoniale apo fetare, metale prej ari, argjendi, metale të tjera të çmuaraose xhevahire të tjera. Ai pret, limon, pastron dhe vendos gurë të çmuar dhe gjysmë të çmuar, duke përfshirë xhevahire dhe diamante dhe gdhend figuracione mbi bizhuteritë dhe në artikuj prej metaleve të çmuara. Ai pret dhe pastron diamante për qëllime industriale.
Detyrat kryesore
- Presin, luçidojnë, shkrijnë dhe i japin formë me punime gurëve të çmuar dhe metaleve jo prej hekuri si edhe stampojnë dhe ngjeshin elementë të caktuar;
- Krijojnë forma të reja dhe modifikojnë ato ekzistuese, duke përdorur kompjuterët sipas nevojës;
- Hedhin në kallëpe format e hartuara për ti përdorur si modele në fabrikimin e metaleve dhe gurëve të çmuar;
- Bëjnë detaje dekorative duke përdorur derdhjen në kallëpe;
- Ndryshojnë montimet ekzistuese të gurëve të çmuar në mënyrë që t’i ripozicionojnë apo modifikojnë ato;
- Riparojnë, riorganizojnë dhe ristilojnë gurët e çmuar të vjetër apo sende prej metali me vlerë duke ndjekur skicimet dhe udhëzimet përkatëse;
- Kryejnë tërësisht punimet e artikujve me gurë të çmuar të tilla si unaza, varëse, byzylykë, karfica me diamante dhe braçaleta prej materialeve të tilla si ari, argjendi, platini dhe gurësh të çmuar apo gjysmë të çmuar;
- Ekzaminojnë sipërfaqet dhe struktura e brendshme e gurëve të çmuar, duke përdorur polariskopët, refraktometrat, mikroskopët dhe instrumente optike të tjera, për të bërë dallimin në mes të gurëve, për të zbuluar mangësitë dhe defektet, si edhe dallimet që ndikojnë në vlerat e tyre ;
- Presin dhe lustrojnë gurët e çmuar dhe i vendosin ato në artikuj stolie;
- Gdhendin apo stampojnë letra, mjete të skicuara ose elementë dekorative në xhevahire dhe në metalet e çmuara;
- Bluajnë, shpojnë dhe pastrojnë copëza të gurëve të çmuar për t’i bërë gati për përdorim në instrumentet e preçizionit si busullat dhe kronometrat;
- Ekzaminojnë produktet e montuara apo të përfunduara për të siguruar përputhjen me specifikimet, duke përdorur syze zmadhuese apo instrumentet matës të preçizionit.
- Montojnë kornizën bazë për bizhutë duke dhënë formë, duke shpuar metalin dhe duke hapur vrimat në të cilat vendosen gurët e përzgjedhur;
- Krijojnë dhe montojnë modele të ngritura mbi sipërfaqen e metaleve;
- Bëjnë enamelimin për të futur në metal, modele ngjyrash dhe fotografi të caktuara;
- Bashkojnë copa metali për të realizuar zbukurime duke përdorur metoda tradicionale;
- Gdhendin me dorë germa ose modele në metale të çmuar;
- Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës.
Kërkesat
- Kërkohet përfundimi i arsimit të detyrueshëm shkollor;
- Mbarimi shkollës së mesme të përgjithshme apo profesionale përbën element favorizues;
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht, me zotësi të plotë për të punuar;
- Të ketë njohje dhe aftësi të mira në punimin e metaleve;
- Të ketë saktësi dhe preçizion;
- Të ketë durim dhe aftësi përqendrimi të lartë;
- Të ketë aftësi artistike për të krijuar zbukurime që janë të veçanta dhe të bukura;
- Të jetë e/i orientuar drejt detajeve të holla, duke punuar me përqendrim, durim dhe vëmendje të plotë;
- Të jetë individ që ndjek trendin e modës për të ditur se çfarë është tërheqëse për tregun;
- Të ketë shkathtësi dhe saktësi të gishtave për të kuptuar, punuar dhe mbledhur objekte shumë të vogla;
- Të ketë aftësi imagjinative se si një punim i kryer do të duket, kur ajo të jetë e përfunduar.
Informacion shtesë
Punuesi i bizhuterive dhe gurëve dhe metaleve të çmuar e mëson këtë profesion në mënyrë tradicionale me trajnim afat-gjatë në vendin e punës, veçanërisht në punimin e bizhuterive;
Një numër në rritje i punuesve të bizhuterive dhe metaleve të çmuara i zhvillojnë aftësitë e tyre në shkolla profesionale përmes trajnimeve në vendin e punës;
Shtrirja në kohë e trajnimit të kërkuar në mënyrë që individi të bëhet i aftë, varet nga vështirësitë e specialitetit;
Disa punonjës të tjerë i përftojnë aftësitë e tyre gjatë ushtrimit në vendin e punës, duke qëndruar si çirak;
Punuesi i bizhuterive dhe gurëve dhe metaleve të çmuar mund të hapë aktivitetin e vetë sipas kërkesave të kuadrit ligjor përkatës.
Profesionet në këtë grup
- Argjendar
- Argjendar dhe saldues për bizhuteri
- Bërës bizhuterish
- Bërës fletësh me metale të çmuara
- Bërës formash bizhuterie
- Bërës zinxhir me metale të çmuara
- Birues metalesh të çmuara
- Fiksues bizhuterie
- Filetues metalesh të çmuara
- Gdhendës bizhuterish
- Lidhës kallaji me plumb
- Lakues bizhuterish
- Lustrues bizhuterie
- Lustrues diamantesh industriale
- Përpunues argjendi
- Përpunues ari
- Petëzues metalesh të çmuara
- Prerës, lustrues diamantesh industrialë
- Prerës, lustrues gurësh të çmuar
- Prerës metalesh të çmuara
- Presues artikujsh prej metalesh të çmuara
- Riparues bizhuterie
- Stampues ari
- Vendosës diamantesh
- Veshës bakri

