73Punonjës të prodhimit të sendeve të imta, punëve me dorë (artizanët), të shtypshkrimit /printimit dhe të tjera të ngjashme
Nëngrup i madh · 2 Nëngrupe
Përshkrimi
Punonjësit e prodhimit të sendeve të imta, punëve me dorë (artizanët), të shtypshkrimit dhe të tjera të ngjashme merren me prodhimin dhe riparimin e instrumenteve preçizë, instrumenteve muzikore, artikuj të ndryshëm me metale të çmuara (stoli të ndryshme) artikuj qeramike, qelqe, porcelani, si dhe punime artizanale të drurit, kashte, tekstile, lëkurë apo materiale të tjera të ngjashme. Ata merren me parapërgatitjet, përgatitjen e materialit për botim, faqosjen, bërjen dhe përpunimin e fotove, përgatitjen e shablloneve dhe modeleve të stampimit, lidhjen, presimin, ngjitjen, qepjen, prerjen në makineri në formën e duhur të materialeve për botim. Ata riparojnë dhe tregtojnë produktet e prodhuara. Ata mund të punësohen në kompani shërbimesh të ndryshme, shtëpi botuese apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Organizojnë punën në njësinë e vetë të shërbimit duke përzgjedhur veglat dhe pajisjet e duhura;
- Bëjnë përgatitjen paraprake të vendit të punës (veglat, pajisjet, makineritë, duke kontrolluar funksionimin e rregullt të tyre);
- Prodhojnë dhe riparojnë instrumente precizë për kërkime shkencore apo instrumente të tjera;
- Riparojnë orë muri dhe dore, pajisje fotografuese, kamera etj.;
- Bëjnë, akordojnë dhe riparojnë vegla të ndryshme muzikore;
- Kryejnë punime e prodhime argjendarie dhe të metaleve të tjera të çmuara;
- Bëjnë bizhuteri të ndryshme dhe artikuj të tjerë artistik;
- Kryejnë punime dhe veshje bakri;
- Bëjnë dhe riparojnë protezave dentare dhe mjekësore (gjymtyrë artificialë);
- Prodhojnë dhe riparojnë enë balte dhe porcelani;
- Tornojnë dhe zbukurojnë enë dhe artikuj të tjerë artistikë prej balte dhe porcelani;
- Prodhojnë tulla dhe tjegulla;
- Punojnë, presin, lustrojnë dhe zbukurojnë qelqin;
- Gdhendin, skalitin, ngjyrosin, stampojnë, pikturojnë e dekorojnë qelqin dhe qeramikën;
- Dizajnojnë dhe prodhojnë maska të ndryshme;
- Kryejnë punime me dorë të artikujve prej druri, kashte, letre, xunkthi e të tjera të ngjashme;
- Kryejnë punime me dorë të tekstilit, lëkurës dhe materialeve të tjera të ngjashme;
- Kryejnë punimin me dorë të leshit dhe pambukut;
- Kryejnë endje të pëlhurave, të veshjeve, qilimave, rrjetave të peshkimit etj.;
- Kryejnë punime të ndryshme tezgjahu;
- Kryejnë proceset përgatitore për shtypshkrime të kartëvizitave, fletëpalosjeve, revistave, librave dhe materiale të tjera të ngjashme;
- Përgatitin materialin në kompjuter, bëjnë radhitje të materialit të porositur, faqosjen, përpunim të fotove, grafikëve, tabelave;
- Përgatitin shabllone dhe modele të stampimit për tirazhin e duhur;
- Kryejnë proceset përfundimtare të një libri, reviste apo botime të tjera periodike; si lidhje, presim, ngjitje, qepje, prerje në makineri në formën e duhur duke e kontrolluar herë pas here punën e bërë;
- Bëjnë fotografi dhe kryejnë larje, zhvillim, fiksim filmash bardh e zi ose me ngjyra;
- Bëjnë stampim, zmadhim, retushim fotografish etj.;
- Mirëmbajnë makineritë, pajisjet dhe mjetet e punës;
- Realizojnë detyrave të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

