7316Punues qelqi

Grup njësi · 18 profesione

Përshkrimi

Punuesi i qelqit krijon sende zbukuruese të punuara me qelq të shkrirë. Punuesi i qelqit fryn, jep formë, preson, pret, pastron dhe punon qelqin e shkrirë sipas modeleve përkatëse për të prodhuar sende zbukuruese për dhurata, enë qelqi për tavolina, zbukurime artizanale për ekspozita etj. Mjeti kryesor i përpunuesit të qelqit është një tub i gjatë metalik që përgjithësisht quhet tubi fryrës. Punuesi i qelqit mbikëqyr furrat dhe pajisjet që përdoren për të prodhuar sendet prej qelqi.

Detyrat kryesore

  • Rregullojnë temperaturën në nivel nxehtësie të përshtatshme të furrës në bazë të llojit të qelqit që do të punohet;
  • Kombinojnë përbërësit në një enë të madhe të posaçme për të krijuar brumin përkatës të qelqit;
  • Rritin temperaturën e qelqit në nivelin e kërkuar dhe e rrotullojnë atë për ta ngrohur në mënyrë uniforme duke përdorur flakët e gazit apo nxehtësinë që vjen nga furrat;
  • Përziejnë dhe rrotullojnë tubin fryrës që të krijojnë një formë prej qelqi të shkrirë të mbledhur në fund të tubit;
  • Fryjnë ajër brenda tubit deri në fund të tij ku gjendet masa me qelq të shkrirë për të formuar enë laboratorike, faqore, enë distilimi, pikatore etj.;
  • Përdorin shpatull të sheshtë prej plumbi dhe pince kalibër për të presuar, tërhequr, ngjeshur dhe rrotulluar qelqin e shkrirë, sipas situatës;
  • Përdorin kallëpe gjatë procesit të fryrjes për të realizuar punimin e duhur në formën që kërkohet;
  • Kujdesen për formën e krijuar që ajo të ftohet në mënyrë graduale për të parandaluar qelqin që të mos thyhet;
  • Smerilojnë apo pastrojnë sendet prej qelqi apo pjesë të tyre, për të korrigjuar defektet;
  • Përgatitin sipërfaqet e enëve të formuara, për të bërë pastrim të mëtejshëm duke zbutur faqet e ashpra anësore me smerilues apo me pajisje me rrotë me dhëmbëza;
  • Përdorin prerës artizanale (elmaz) për t’i dhënë materialit formën sipas kërkesës;
  • Ndjekin radhën e punës duke mbajtur parasysh përmasat, vendin e prerjes dhe sasinë që do të pritet;
  • Kontrollojnë stokun e qelqit dhe objektet e përfunduara , duke nxjerrë mënjanë ato sende që janë me defekte;
  • Montojnë, vendosin në punë dhe rregullojnë pajisjet kompjuterike të prerjes së xhamit;
  • Inspektojnë, peshojnë dhe matin produktet për të verifikuar përputhshmërinë me specifikimet e kërkuara, duke përdorur instrumente të tilla si mikrometrat, kalibrat, lupat dhe vizoret;
  • Spërkatin me solucion argjendi në xham për të prodhuar pasqyra.

Kërkesat

  • Përfundimi i arsimit profesional në këtë fushë është i domosdoshëm;
  • Të jetë shumë i mprehtë;
  • Të ketë aftësi të mira krijuese në përpunimin e qelqit;
  • Të ketë shije dhe vlerësim artistik për punimet që kryen;
  • Të ketë saktësi dhe preçizion në dhënien e formave;
  • Të ketë durim dhe aftësi përqendrimi të lartë.

Informacion shtesë

Kërkesat për këtë profesion fokusohen më shumë tek aftësitë personale për të kryer punën;

Aftësitë mund të zhvillohen duke punuar si ndihmës pranë një mjeshtri përpunues i qelqit;

Zakonisht fillohet puna pranë një mjeshtri, por në se individi është i vetëpunësuar, mund të punojë në një punishte të vogël të vetën.

Punësimi mund të jetë edhe në dyqane të vogla ku shiten punimet e qelqit me artikuj të tjerë artizanalë;

Pjesëmarrja në panaire jep vlerë të shtuar në fushën e marketingut.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Profesionet në këtë grup

  • Atrecues operator për makina prerëse për qelq
  • Birues qelqi/Shpues qelqi
  • Derdhës lentesh qelqi
  • Derdhës qelqi
  • Formues enësh qelqi
  • Frezues lentesh qelqi
  • Frezues për tehe të qelqit
  • Frezues qelqi
  • Fryrës qelqi
  • Fryrës qelqi për enë laboratorike
  • Lustrues lentesh qelqi
  • Lustrues qelqi
  • Përfundues
  • Prerës qelqi
  • Prerës qelqi optik
  • Prerës tërthorë për qelqe optikë
  • Punëtor qelqi
  • Restaurues qelqi

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye