7312Punues të veglave muzikore dhe akorduesit e tyre
Grup njësi · 14 profesione
Përshkrimi
Punuesi i veglave muzikore dhe akorduesi i tyre prodhon, monton, riparon, përshtat dhe kthen në gjendje pune, instrumentet muzikore. Ai i akordon ato në nivelin e duhur me mjete pune artizanale dhe me pajisje elektrike. Ai zakonisht specializohet në llojin e grupit të instrumenteve, të tilla si instrumente me tela ku përfshihen violina dhe kitara, piano apo të tjera si ato prej tunxhi ku përfshihen trope apo saksi ose instrumentet e perkusionit ku përfshihet bateria apo daullja.
Detyrat kryesore
- Fabrikojnë dhe montojnë instrumente muzikore dhe pjesë të tyre prej druri, ebaniti, metali, lëkure dhe materiale të tjera;
- Riparojnë ose zëvendësojnë pjesë dhe komponentë të instrumenteve muzikore, të tilla si tela, samar violinash, pjesë zbutëse të tingujve dhe çelësa, me punë artizanale dhe me pajisje elektrike;
- Bëjnë provë duke luajtur në vegla muzikore dhe kontrollojnë instrumentet për të vlerësuar cilësinë e tyre të tingullit dhe për të gjetur ndonjë defekt;
- Tendosin telat për të arritur tonin apo lartësinë e tingullit të instrumenteve me tela;
- Riparojnë anët e gjuhëzave të klarinetave, apo vrimën për gishtin e këmbës në gypat e organos, duke përdorur mjete me punë dore, për të mundësuar kalimin e ajrit dhe për të rregulluar lartësinë e tingullit;
- Akordojnë dhe kryejnë shërbime ndaj organove duke rregulluar nivelin e tingullit të gypave të organos për ta përputhur me lartësinë e tingullit të diapazonit;
- Akordojnë nivelin e tingullit në gypat e tjerë duke i përputhur me nivelin e tingullit të gypave të akorduar;
- Instalojnë membranën e re në instrumentet e perkusionit;
- Akordojnë fizarmonikat me veshë për të arritur nivelin standard të tingullit;
- Vendosin butona dhe çelësa në instrumentet me gjuhëza dhe ato të tunxhit ;
- Akordojnë instrumente të perkusionit në nivelin e kërkuar të tingullit duke shtrënguar ose liruar kordat duke vendosur copa lëkure të fiksuara në majë apo në fundet e instrumentit;
- Montojnë dhe instalojnë organo dhe piano në ndërtesat përkatëse;
- Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës.
Kërkesat
- Kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm profesional ose jo i tillë;
- Mbarimi shkollës së mesme profesionale apo kurse formimi në këtë fushë përbën avantazh;
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht, me zotësi të plotë për të punuar;
- Preferohet të ketë vite pune eksperiencë si riparues i mjeteve të preçizionit;
- Të ketë aftësi të mira në punimin e drurit apo metalit;
- Të ketë njohje dhe vlerësim për tonin dhe cilësinë e tingullit;
- Të ketë aftësi të mira praktike;
- Të ketë saktësi dhe preçizion;
- Të ketë njohuri elektronike mbi instrumentet modernë që punojnë me tastiera;
- Të ketë durim dhe aftësi përqendrimi të lartë.
Informacion shtesë
Kërkesat për këtë profesion fokusohen më shumë tek aftësitë personale për të kryer punën.
Mund të gjendet punë edhe pa trajnim profesional por përgjithësisht duhet të keni aftësi të luani veglën muzikore që do të riparoni.
Aftësitë mund të zhvillohen duke punuar si ndihmës pranë një mjeshtri riparues të instrumenteve.
Zakonisht fillohet puna në një dyqan të vogël, por në se individi është i vetëpunësuar mund të shkojë në shtëpi të klientit apo në vendin ku është instrumenti muzikor.
Punësimi mund të jetë edhe në punishte të vogla ku riparohen instrumente muzikorë.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Profesionet në këtë grup
- Bërës dhe akordues fizarmonikash
- Bërës dhe akordues ksilofonesh
- Bërës dhe akordues organosh
- Bërës dhe akordues pianosh
- Bërës dhe akordues tamburash
- Bërës dhe akordues veglash muzikore popullore
- Bërës dhe akordues violinash
- Bërës instrumentesh muzikorë frymorë (metalike)
- Bërës instrumentesh muzikorë (tunxhi)
- Riparues instrumentesh muzikorë frymorë
- Riparues instrumentesh muzikorë harkore
- Riparues veglash muzikore me goditje
- Riparues veglash muzikore
- Bërës i veglash muzikore prej druri

