7315Punues të poçarisë dhe të tjerë të lidhur me to

Grup njësi · 20 profesione

Përshkrimi

Punues të poçarisë dhe të tjerë të lidhur me to bën pjata, pjatanca, vazo dekorative dhe sende të tjera zbukuruese si tulla dhe tjegulla, duke punuar me baltë të veçantë që quhet argjilë. Sendet e krijuara punohen me dorë, me vegla pune të dorës, me anë të një mjeti artizanal që quhet çikriku rrotullues që në shumicën e rasteve vihet në punë me forcën e shtytëse të këmbës. Punuesi i poçarisë, gjithashtu, përgatit enë balte të nevojshme shtëpiake si qypa, tasa, katruve etj. Punuesi i gurëve abrazivë dhe të poçarisë përdor edhe mjete dore motorike me fuqi të vogël elektrike. Ai përdor dhe promovon aftësitë e tij krijuese e artistike në punimet që kryen.

Detyrat kryesore

  • Vendosin se cilën lloj materiali duhet të përdorin për punimin e argjilës për prodhimin e enëve prej balte;
  • Përdorin çarkun rrotullues dhe gishtat e duarve për të punuar argjilën për të formuar hapësira në brendësi dhe për të dhënë formën nga jashtë duke respektuar madhësinë e përcaktuar;
  • Lexojnë dhe interpretojnë skicimet teknike për të njohur kërkesat e konsumatorëve;
  • I japin shpejtësinë e duhur çarkut rrotullues në bazë të ndjeshmërisë së argjilës ndërkohë që materiali zgjerohet dhe paretet anësore bëhen më të hollë për të krijuar punime të tilla si tasa, gota, pjata dhe pjatanca, vazo, etj.;
  • Rregullojnë dhe vendosin kontrollin mbi argjil-përzierësen të cilat depozitojnë dhe trazojnë mbushjen me material formues, sipas masës së paracaktuar;
  • Zbutin ashpërsinë e sipërfaqeve të pjesëve të përfunduara, duke përdorur shpatulla kruajtëse prej gome dhe sfungjer të lagësht;
  • Shkëputin punimin e përfunduar prej bazës ku është vendosur, duke tërhequr një fije teli posaçërisht për këtë punë, nga njëra anë e bazës mbështetëse tek tjetra;
  • Vendosin materialin pjesërisht të tharë por me formë të plotë, në furrën e posaçme për pjekje;
  • Pas pjekjes japin shkëlqimin e duhur dhe pikturojnë pamje të ndryshme sipas rastit;
  • Kontrollojnë materialet e përfunduara për defekte, duke verifikuar saktësinë e formave dhe madhësive të objekteve, duke përdorur kalibrues dhe kallëpe;
  • Gjejnë tregje për shitjen e sendeve të prodhuara;
  • Punojnë për shitjen e prodhimeve apo për vendosjen në ekspozita të posaçme të punimeve artizanale,
  • Gjejnë tregje për shitjen e sendeve të prodhuara duke ruajtur marrëdhënieve me rrjete të shitjes me pakicë të veprave të artit të punuara në mënyrë artizanale;
  • Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës.

Kërkesat

  • Kërkohet përfundimi i arsimit të detyrueshëm shkollor;
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht me zotësi për të punuar.
  • Të ketë aftësi të mira krijuese në përpunimin e argjilës;
  • Të ketë shije dhe vlerësim artistik për punimet që kryen;
  • Të ketë saktësi dhe preçizion në dhënien e formave;
  • Të ketë durim dhe aftësi përqendrimi të lartë.

Informacion shtesë

Kërkesat për këtë profesion fokusohen më shumë tek aftësitë personale për të kryer punën;

Aftësitë mund të zhvillohen duke punuar si ndihmës pranë një mjeshtri punues të gurëve abrazivë dhe poçarisë;

Zakonisht fillohet puna pranë një mjeshtri, por në se individi është i vetëpunësuar, mund të punojë në një punishte të vogël të vetën.

Punësimi mund të jetë edhe në dyqane të vogla ku shiten punimet e baltës apo qeramikës së bashku me artikuj të tjerë artizanalë;

Pjesëmarrja në panaire jep vlerë të shtuar në fushën e marketingut.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Profesionet në këtë grup

  • Bërës dorezash për enë balte dhe porcelani
  • Bërës formash enësh balte dhe porcelani
  • Bërës qyngjesh balte
  • Birues enësh balte
  • Derdhës enësh balte dhe porcelani
  • Derdhës rrotash abrazivë
  • Derdhës tullash dhe tjegullash
  • Formues enësh balte dhe porcelani
  • Heqës mbetjesh nga enët e baltës dhe të porcelanit
  • Modelues për prodhime balte dhe porcelani
  • Ngjitës balte
  • Përfundues për baltë dhe porcelan
  • Pjekës qeramike
  • Poçar punues
  • Presues argjile
  • Presues balte dhe porcelani
  • Punues qeramike
  • Tornitor për baltë dhe porcelan
  • Zbukurues enësh balte dhe porcelani
  • Restaurues qeramike

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye