7311Punues dhe riparues të instrumenteve precizë

Grup njësi · 11 profesione

Përshkrimi

Punuesi dhe riparuesi i instrumenteve preçizë prodhon, kalibron, riparon, mirëmban, rregullon dhe instalon pajisje të tilla si orë dore mekanike, orë muri mekanike, pajisje dhe instrumente të lundrimeve detare, pajisje meteorologjike, optike, ortopedike dhe instrumente të tjera të precizionit duke i vënë në punë për të dhënë saktësi të plotë.

Detyrat kryesore

  • Riparojnë, pastrojnë dhe axhustojnë mekanizma të instrumenteve të matësve të kohës të tilla si orët mekanike të dorës dhe ato të murit;
  • Axhustojnë rregullatorë që tregojnë kohën duke përdorur kalibrat, regjistruesit e kontrollit të ritmit si edhe pincetat përkatëse;
  • Pastrojnë, shpëlajnë dhe thajnë pjesë të mekanizmave tregues të kohës, duke përdorur pastrimin me solucione të lëngshme ose me mjete mekanike;
  • Testojnë saktësinë dhe performancën e mekanizmave të sahatit, duke përdorur njehsues dhe instrumente të tjerë elektronike;
  • Testojnë saktësinë e njehsorëve, kalibrave, indikatorëve apo të instrumenteve të tjerë regjistrues, për të lokalizuar pjesët e dëmtuara dhe për të bërë përputhjen me standardet;
  • Kalibrojnë instrumentet apo peshoret, duke përdorur vegla pune dore, kompjuter, apo pajisje elektronike;
  • Kontrollojnë komponentë, lidhje dhe mekanizma që vihen në lëvizje për të zbuluar defektet;
  • Montojnë instrumente dhe pajisje të tilla si barometra, valvula të kontrollit, xhiroroskopë, higrometra për sasinë e avullit, spidometra, takometra dhe termostate;
  • Testojnë, kalibrojnë dhe rregullojnë instrumente elektronikë, mërkurial, aneroid dhe lloje të tjera të instrumenteve meteorologjikë për përputhshmërinë me specifikimet e shënuara;
  • Testojnë, kalibrojnë dhe rregullojnë diagrame skematike duke përdorur voltmetrat, oshiloskopët, epruvetat e testimit dhe instrumentet e tjera të testimit;
  • Riparojnë dhe montojnë instrumente optike të tilla si mikroskopët, teleskopët, teodolitët, sekstantët për matjen e hapësirës diellit në raport me horizontin;
  • Kontrollojnë me anë të testimeve standarde, nëse pjesët e bashkuara të njësisë janë në përputhje me specifikimet dhe sigurojnë performancën dhe ndjeshmërinë e përcaktuar;
  • Bëjnë shërbime ndaj pajisjeve fotografuese: pastrojnë lentet, pjesët optike dhe veshjet prej lëkure, diafragmën, hapjen e fokusit, lubrifikojnë dhe montojnë pjesët;
  • Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës.

Kërkesat

  • Kërkohet përfundimi i arsimit të detyrueshëm shkollor;
  • Mbarimi shkollës së mesme të përgjithshme apo shkollave profesionale përbën element favorizues;
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht, me zotësi të plotë për të punuar;
  • Preferohet të ketë vite pune eksperiencë si riparues i mjeteve të precizionit;
  • Mbarimi shkollës së mesme me profil artin grafik, muzikë etj. përbën element favorizues;
  • Të ketë nivel të lartë të aftësive dhe vëmendje në detaje të holla të punimeve;
  • Të ketë dëshirë dhe durim për të punuar në këtë profesion;
  • Të ketë duar të qëndrueshme për të punuar në ingranazhe të imëta dhe pjesë të vjetruara;
  • Preferohet të ketë vite pune eksperiencë në punime me precizion të lartë të metaleve dhe materialeve të tjera të ngjashme;
  • Të dijë të lexojë dhe të interpretojë manualët teknikë të lidhur me proceset e punës;
  • Të ketë shikim të mirë dhe të njohë elementët bazë të kombinimit të ngjyrave;
  • Të ketë njohuri të teknologjisë dhe punimit të metaleve.

Informacion shtesë

Zakonisht personi që ka dëshirë të jetë i punësuar në këtë profesion mund të fillojë si çirak pas një ustai që ka fituar eksperiencë nga puna ndër vite. Mund të përmenden këtu orëndreqësit të cilët në të shumtën e rasteve e kanë zanat të trashëguar dhe e trashëgojnë brenda familjes.

Shpesh në këtë profesion përfshihen edhe individë të tjerë jashtë lidhjeve familjare, por duhet pasur në vëmendje se zanati nuk jepet por merret.

Në këtë grup mund të futen edhe kontrolluesit e ndreqësit e peshoreve të cilët gjithashtu e përfitojnë zanatin në bazë të eksperiencës së zanatçinjve të mëparshëm.

Eksperienca mund të përfitohet edhe nga punë të ngjashme që mund të kryhen gjatë kohës së shërbimit ushtarak të detyrueshëm, ku në reparte të caktuara si ato të marinës, apo në artilerinë kundër-ajrore përdorin një pjesë të mirë të instrumenteve të preçizionit.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Profesionet në këtë grup

  • Kalibrues instrumentesh precizioni
  • Punues barometrash
  • Punues instrumentesh meteorologjikë
  • Punues instrumentesh për kërkime shkencorë
  • Punues instrumentesh për lundrim
  • Punues instrumentesh precizioni
  • Punues orësh muri dhe dore
  • Riparues instrumentesh për kërkime shkencore
  • Riparues instrumentesh të precizionit
  • Riparues orë muri dhe dore
  • Riparues pajisjesh fotografuese

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye