7318Punëtorë të prodhimit të maskave
Grup njësi · 10 profesione
Përshkrimi
Punëtori i prodhimit të maskave merret me vizatimin e modelit, përgatitjen e kallëpit në forma të ndryshme, prerjen dhe përgatitjen e letrës për ta përdorur më pas për prodhimin e maskës sipas kallëpit. Ai bën lyerjen, dizenjimin, prerjen, vendosjen e aksesorëve të ndryshëm sipas modelit. Punëtorë të prodhimit të maskave mund të punësohen në kompani të prodhimit të maskave apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Parapërgatitin vendin, mjetet, veglat dhe materialet e punës;
- Komunikojnë me klientin për marrjen e porosisë;
- Bëjnë preventivin sipas porosisë së marrë në sasi, cilësi dhe formë;
- Konsultohen me kolegë për punimet që duhen bërë;
- Përgatitin bazën materiale dhe mjetet e duhura të punës;
- Vizatojnë modelin e paracaktuar duke bërë dhe konsultime me klientin, në se është e domosdoshme;
- Përgatitin kallëpin sipas modelit të kërkuar në allçi, në plastik apo material tjetër;
- Zbërthejnë modelin në elementët përbërës të tij;
- Presin letrën (letër e trashë, e përshtatshme për maska) në forma të ndryshme sipas modelit të paracaktuar;
- Bëjnë lagien e formave të letrës me ujë;
- Bëjnë lyerjen formave të letrës me lëndë ngjitëse të parapërgatitur (përzierje e miellit me ujë, që më pas vlohet);
- Bëjnë ngjeshjen e letrave të lyera me lëndë ngjitëse, sipas kallëpit në 3-4 shtresa;
- Heqin materialin nga kallëpi dhe e lënë të thahet në mënyrë natyrale;
- Kryejnë zbardhimin e letrës duke e lyer me bojë të bardhë;
- Presin anët e formës së krijuar me gërshërë sipas kallëpit;
- Bëjnë prerjen e formës së syve me brisk dhe gërshërë;
- Bëjnë dizenjimin sipas modelit me ngjyrat përkatëse;
- Bëjnë ndarjen e modelit me kola (ndarje plastike që bëhet me aparat);
- Bëjnë modelin me dorë duke përdorur foli (fletë ari) sipas rastit;
- Bëjnë lyerje me verniç (llak), 3-4 herë, në periudha të duhura kohore;
- Kryejnë procesin e vjetrimit duke i dhënë nuanca të ndryshme vjetrimi me ngjyra apo materiale të tjera;
- Vendosin aksesorët shtesë sipas modelit;
- Vendosin lidhëset në maskën e përfunduar;
- Bëjnë kontrollin përfundimtar të punimeve;
- Bëjnë paketimin e mallit;
- Bëjnë dorëzimin e mallit tek klienti;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin një punëtori të kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një punëtor i prodhimit të maskave mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e piktorit, arteve pamore.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: dizenjues maskash, punëtor bërës kallëpi maske (në allçi), punëtor i ngjyrosjes së maskës, punëtor i silikonit, punëtor i verniçes, punëtor i vjetrimit të maskës.
Profesionet në këtë grup
- Dizenjues maskash
- Punëtor bërës kallëpi maske (në allçi)
- Punëtor i ambalazhimit të maskës.
- Punëtor i kartapeshës
- Punëtor i ngjyrosjes së maskës
- Punëtor i prerjes së maskës
- Punëtor i silikonit
- Punëtor i verniçes
- Punëtor i vjetrimit të maskës
- Punëtor i zbardhjes

