7319Punonjës të punimeve me dorë të drurit, shportave dhe të tjera të ngjashme

Grup njësi · 9 profesione · 2 Nëngrupe

Përshkrimi

Punonjësi i punimeve me dorë të drurit,shportavee të tjera të ngjashme aplikon teknika tradicionale të përpunimit të drurit, kashtës, xunkthit, letrës dhe materialeve të tjera ngjashme. Ai gdhend, pret, ndan, bashkon, bojatis dhe dekoron artikuj të bërë prej druri e të tjera të ngjashme, për përdorim personal apo shtëpiak, të tilla si tasa për sallatë, lugë kuzhine, tabaka, vazo, shporta, kapele kashte etj. Ai realizon produkte zbukurimi ambientesh prej lënde druri dhe materiale të tjera të ngjashme bazuar në skicime dhe imitime të sendeve dhe objekteve të trashëgimisë kulturore, duke vënë në punë dhe mirëmbajtur pajisje dhe makineri të thjeshta dhe duke përdorur vegla dore pune dhe teknika tradicionale.

Detyrat kryesore

  • Projektojnë, prodhojnë dhe testojnë punimet e kryera të drurit, të kashtës, të xunkthit, të kallamit, të letrës etj.;
  • Lexojnë dhe interpretojnë vizatimet e detajuara arkitekturore, skematike dhe vënë në punë makineritë për prodhime në punishte;
  • Vendosin mbi makineri, materialet që do të punohen, në mënyrë që ato të priten e të marrin formën e kërkuar;
  • Vendosin në punë makineritë prerëse, lëmuese, shtrënguese, si edhe ato ngjitëse për ndarjen dhe lidhjen e pjesëve, për të formuar një njësi të plotë;
  • Vendosin produkte në ambiente të caktuara për tharje si edhe sigurojnë cilësinë e materialit që do të përdoret;
  • Garantojnë standardet dhe specifikimet e projektit, duke e bërë rregullime sipas nevojës;
  • Kujdesen që punimet të ruajnë formën dhe përmbajtjen e tyre të kulturës të artit tradicional;
  • Pajisin apo blejnë mjete të thjeshta të punës së dorës që nevojiten për punimet në dru dhe me materiale të tjera të ngjashme;
  • Krijojnë ambient pune të përshtatshëm për punimin e drurit dhe materialeve të tjera të ngjashme;
  • Riparojnë, rinovojnë dhe mprehin mjetet të punës së drurit dhe materialeve të tjera të ngjashme;
  • Skicojnë apo hartojnë projekte të punimeve me dru dhe materiale të tjera të ngjashme që kryhen me vegla pune dore;
  • Zgjedhin fortësinë që kërkohet, qëndrueshmërinë si edhe pamjen e bukur të drurit dhe materialeve të tjera të ngjashme;
  • Pastrojnë dhe fillojnë punimin me drurin e zgjedhur si edhe me materialet e tjera të ngjashme;
  • Presin forma gjeometrike si katrorë, drejtkëndësh, rreth etj. si edhe kryejnë pastrimin e dystimin e tyre;
  • Formojnë dhe presin pjesët bashkuese dhe kryejnë bashkimin, shtrëngimin dhe ngjitjen e tyre;
  • Imitojnë forma tradicionale të punimit të drurit dhe materialeve të tjera të ngjashme;
  • Gdhendin bukur për qëllime dekorative me elementë artistike mbi sipërfaqet e drurit dhe materialeve të tjera të ngjashme;
  • Punojnë sende të mobilimit të banesave apo zyrave duke përdorur vegla pune artizanale, bazuar në dru dhe materiale të tjera të ngjashme;
  • Verifikojnë dhe përkujdesen për të ruajtur përmasat e sendeve që prodhohen;
  • Zmerilojnë, veshin dhe ngjyrosin me llak apo vernik punimet e kryera;
  • Pozicionojnë punimet e përfunduara në vendet e përcaktuara, për t’i mbrojtur nga dëmtues të ndryshëm;
  • Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës.

Kërkesat

  • Të ketë mbaruar shkollë të mesme profesionale për përpunim druri;
  • Të ketë mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme duke e plotësuar me kurse të posaçme profesionale shtesë, të lidhura me punimin e drurit dhe materialeve të ngjashme;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht, me zotësi të plotë për të punuar;
  • Të ketë njohje dhe aftësi të mira në punimin e drurit dhe materialeve të tjera të përafërta;
  • Të ketë njohuri dhe shije arti dhe saktësi e preçizion në punimin e drurit;
  • Të ketë durim dhe aftësi përqendrimi të lartë gjatë kohës së kryerjes së proceseve të punës;
  • Të jetë i orientuar drejt detajeve të holla, duke punuar me përqendrim, durim dhe vëmendje të plotë;
  • Të ketë njohuri të mira mbi punimin e drurit, xhamit, bojërave dhe mbrojtësve kimikë të drurit.

Informacion shtesë

Punonjësi i punimeve me dorë drurit e të tjera të ngjashme mund të jetë i vetëpunësuar, por edhe mund të punojë në punishte të posaçme të licencuara për punime të tilla;

Trajnimet pas mbarimit të shkollës së mesme, për pasurimin e shijeve estetike dhe të arteve të bukura për punimet e drurit apo programe të tjera të ngjashme, japin shumë favor për punësim;

Eksperienca në punë nuk është kusht i domosdoshëm; punonjësi i punimeve me dorë të drurit fiton eksperiencë gjatë procesit në punë që mund të zgjasë deri në një vit;

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë profesion, punonjësit e punimeve me dorë drurit e të tjera të ngjashme, i duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Grupet në këtë grup

Profesionet në këtë grup

  • Punëtor artizan për artikuj druri
  • Punëtor artizan për artikuj kashte
  • Punëtor artizan për artikuj letre
  • Punëtor artizan për bërje qirinjsh
  • Punëtor artizan për ngjitje çanta letre
  • Punëtor artizan për thurje kallamash
  • Punëtor artizan për thurje shportash dhe koshash
  • Punëtor artizan për thurje xunkthi
  • Punëtor artizan për vendosje kordoni në çanta letre.

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye