7317Gdhendës, skalitës qelqi dhe dekorues të qelqit dhe qeramikës

Grup njësi · 24 profesione

Përshkrimi

Gdhendësi, skalitësi dhe dekoruesi i qelqit dhe qeramikës zbukuron me anë të këtyre proceseve, artikuj të bërë prej qelqi, qeramike dhe materiale të tjera. Ai planifikon, skicon dhe vendos germa, numra, shenja dalluese dhe pamje të ndryshme duke lënë gjurmë, duke skalitur apo bërë gravura, apo zbukurime të tjera, mbi sende prej xhami, prej qeramike dhe në artikuj të tjerë të ngjashëm. Gdhendësi, skalitësi i qelqit dhe dekoruesi i qelqit dhe qeramikës punon sende dhe objekte të tilla si skulptura prej qeramike, pajisje për tavolinë apo për kuzhinë për nevoja shtëpiakë apo për tregti, sende për dhurata, objekte qeramike për kopshte, për bizhuteri si edhe pllaka për mure dhe dysheme.

Detyrat kryesore

  • Vendosin në radhë në bankon e punës, sende që do të punohen, si ato me sipërfaqe të sheshtë ashtu edhe ato me sipërfaqe të rrumbullakosur;
  • Zgjedhin dhe montojnë në torno pajisjen për gdhendje rrethore dhe mitrën për gdhendje këndore;
  • Pajisin procesin gdhendës me ujë për të ftohur makinerinë dhe për të parandaluar pluhurin kur ciflon qelqin;
  • Pozicionojnë dhe vendosin shtrënguar në morsetë sendet që do të punohen, qofshin ato në formë të sheshtë apo edhe ato me formë cilindrike;
  • Përcaktojnë parametrat e makinerisë dhe lëvizin levat mbi sendet në formë të sheshtë apo cilindrike për të riprodhuar dizenjot e përcaktuara;
  • Skicojnë, gjurmojnë, apo theksojnë linjat apo dizenjot në punimet e kryera, në format e sheshta, kubike apo cilindrike, duke përdorur kompase, gjurmëzues ose lapsa të posaçëm;
  • Realizojnë pamje dekorative të hartuara me dorë të lirë mbi objekte qeramike, qelqi, të tilla si shandanë, llambadarë, vazo, qypa etj.;
  • Vendosin pamje zbukuruese mbi artikuj të ndryshëm të prodhuar prej qelqi e qeramike me anë të një letre speciale dekorative;
  • Zgjedhin materialin e përshtatshëm për ta përputhur me modelin e dizenjimit;
  • Punojnë elementeve vizuale, të tilla si linjat, hapësirat, masën, ngjyrat në mënyrë që të prodhohen efektet e dëshiruara si ilustrim të ideve, qëndrimeve apo emocioneve;
  • Skicojnë dhe pikturojnë në një ose më shumë gjuhë, shkronja, numra, shenja dalluese dhe skica për të dhënë pamjen e duhur mbi sendin që punohet;
  • Projektojnë modelet dhe germat që do të punohen mbi qelq apo qeramikë;
  • Kontrollojnë skicat, diagramet, mostrat, apo fotografitë për të marrë vendim se si do të përfshihen ato në procesin e gdhendjes në sendet që do të punohen;
  • Nisin punën e makinerisë dhe ulin mjetet e gdhendjes në nivelin e duhur për të nisur punën në pikën fillestare të modelit;
  • Kontrollojnë gdhendjen për cilësinë e prerjes, gërvishtjes, si edhe të gdhendjes së parregullt ose jo të plotë.
  • Skicojnë dhe gdhendin modele, kryejnë punime dekorative, stampime, germa apo numra mbi sipërfaqe të sheshta apo të lakuara të një shumëllojshmërie të madhe të qelqit apo të sendeve të qeramikës;
  • Përgatitin kimikate sipas formulave për punime në gravurë, duke përzierë acid me ujë për të përfituar një solucion të një përqendrimi (raporti) të caktuar;
  • Rregullojnë thellësinë dhe madhësinë gdhendjes, duke rregulluar lartësinë e tryezave ose duke rregulluar dhëmbëzat e makinerisë;
  • Vëzhgojnë veprimet e mjeteve prerëse përmes mikroskopëve dhe përshtatin lëvizjen e gjilpërës gdhendëse për të siguruar riprodhim të saktë;
  • Gdhendin dhe stampojnë modele, dizenjo, vula tregtare ose germa mbi sipërfaqe të sheshta apo të lakuara të një shumëllojshmërie të gjerë qelqi duke përdorur mjete pune dore ose mjete pune elektrike që përdoren me dorë;
  • Shqyrtojnë gdhendjen për cilësinë e prerjes, gjurmët e gdhendjes, njollat e ashpra dhe gdhendjet e parregullta ose jo të plota;
  • Matin dhe llogaritin dimensionet e germave, dizenjove, apo modeleve që do të gdhenden;
  • Bombardojnë me rërë pjesët e ekspozuara të qelqit për të formuar dizenjo në sipërfaqe, duke përdorur pistoleta të posaçme;
  • Pastrojnë vendet apo gjurmët ku është kryer gdhendja;
  • Kontrollojnë punën e gdhendur për thellësinë, uniformitetin dhe defektet duke përdorur mikroskopë të kalibruar, gishtat apo lentet zmadhuese;
  • Përgatitin punimet në gravurë duke pastruar, trajtuar me dyll, me antiacid, me pluhur mbushës apo me material veshës;
  • Heqin dyllin apo letrën ngjitëse nga punimet e qelqit duke përdorur thikën apo duke e futur në ujë të nxehtë;
  • Mbushin karakteret e gdhendura me paste opake për të përmirësuar shikueshmërinë;
  • Marrin punimet e kryera dhe i vendosin në raftet përkatëse;
  • Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës.

Kërkesat

  • Preferohet përfundimi i një kualifikimi profesional në këtë fushë;
  • Kualifikim në fushën e dizajnit përbën avantazh;
  • Të ketë aftësi të mira krijuese në përpunimin e qelqit e të xhamit;
  • Të ketë shije dhe vlerësim artistik për punimet që kryen;
  • Të ketë saktësi dhe preçizion në dhënien e formave të sakta të punimeve që kryhen;
  • Të ketë durim dhe aftësi përqendrimi të lartë;
  • Të ketë aftësitë bazë të njohjes dhe shijes artistike;
  • Të dijë të përdorë veglat përkatëse të punës;
  • Të ketë ndjeshmëri ndaj trendit të modës dhe kërkesës së tregut ;
  • Të japë vëmendje të shtuar detajeve të vogla;
  • Të tregojë shkathtësi dhe aftësi të mira komunikimi.
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht me zotësi për të punuar;

Informacion shtesë

Gdhendësi i qelqit dhe dekoruesi i qelqit dhe qeramikës ka në themel të punës së tij gdhendjen, zbukurimin, pikturimin, ngjyrosjen, emalimin stampimin e materialeve që punohen.

Pjesa më e madhe profesionistëve të kësaj fushe janë të vet-punësuar, por një pjesë tjetër mund të punojë në punishte të posaçme të licencuara për punime të tilla.

Për shkak të rrezikut potencial që vjen nga puna në këtë profesion, duhet bërë kujdes kur përdoren vegla të mprehta si edhe kimikatet përkatëse.

Është e domosdoshme të vlerësohen gdhendje e zbukurime të vitrinave të dyqaneve, reklamave ku në bazë të punës është xhami; specialisti në këtë drejtim ka perspektivë karrierë të pëlqyeshme.

Reklamimi i punëve e bën gdhendësin të kërkuar në treg dhe për këtë ai duhet të bashkëpunojë me manaxherët e organizmit të dasmave, me prodhuesit dhe shitësit e armëve të gjahut, punuesit e metaleve të çmuara etj.

Trajnimet pas mbarimit të shkollës së mesme, në artet e bukura, punimet e bizhuterisë apo programe të tjera të ngjashme, japin shumë favor për punësim.

Eksperienca në punë nuk është kusht i domosdoshëm; gdhendësi fiton eksperiencë gjatë procesit në punë që mund të zgjasë deri në një vit.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Profesionet në këtë grup

  • Dekorator poçerie
  • Dekorator qeramike
  • Dekorator qeramike me aerograf
  • Dekorator qeramike me penel dhe dore të lirë
  • Dekorator qeramike me sprucator
  • Derdhës i materialit ne konkilje
  • Emalues artikujsh metali
  • Emalues qeramike
  • Gdhendës xhamash
  • Gravurues xhamash
  • Ngjyrosësh me spruco
  • Piktor dekorues i maskave
  • Piktor dekorues për qelq
  • Piktor dekorues për qeramikë
  • Piktor dekorues për simbole
  • Prerës për xhama dekorativë
  • Prerës për xhama kristali
  • Prerës për xhama për gdhendje
  • Shabllonues zbukurimesh në qeramikë
  • Shënues gravurash në xham
  • Shkrues simbolesh
  • Stampues qeramike
  • Stilist zbukurimesh në qeramikë
  • Veshës xhami me argjend

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye