7314Punues të protezave dentare, mjekësore dhe të tjerë të ngjashëm
Grup njësi · 12 profesione
Përshkrimi
Punuesi i protezave dentare dhe mjekësore dhe të tjerë të ngjashëm dizenjon, prodhon, monton, bën shërbime dhe riparon proteza të llojeve të ndryshme duke përdorur pajisje dhe mjete mjekësore dhe dentare dhe ortopedike duke ndjekur recetat dhe udhëzimet e përcaktuara nga profesionistët e sistemit shëndetësor. Ai konstrukton protezat e qafës dhe të këmbëve; prodhon gjymtyrë artificiale, strukturon mbështetëse harkore për gjymtyrët e thyera, bën proteza dentare, ura dhe kurora dentare duke përdorur dru, metal , plastikë apo aliazhe të tyre.
Detyrat kryesore
- Ekzaminojnë, intervistojnë dhe matin pacientët për të përcaktuar nevojat e tyre për pajisje me mjete e pajisje mjekësore dhe për të identifikuar faktorët që mund të ndikojnë në vendosjen e tyre;
- Rakordojnë me praktikuesit mjekësorë dhe dentarë për të formuluar specifikimet dhe recetat përkatëse, për mjetet dhe pajisjet mjekësore;
- Interpretojnë recetat apo specifikimet përkatëse për të përcaktuar llojin e protezës apo të pajisjes që do të prodhohet, si edhe materialet e mjetet që do të duhen;
- Bëjnë kallëpe me material të derdhur si edhe marrin pamje imazherike të bustit të pacientit, të gjymtyrëve, të gojës, të dhëmbëve apo të pjesëve të tjera, të cilat do të përdoren si modele të fabrikimit;
- Projektojnë dhe konstruktojnë pajisjeve dhe proteza duke përdorur materiale të tilla si termoplastikë dhe materiale termoizoluese, lidhje metalike dhe material lëkure;
- Përdorin mjete të punës me dorë apo mjete pune me fuqi elektro-motorrike jo për prodhim industrial;
- Zëvendësojnë humbjen plotësisht ose pjesërisht të pjesëve natyrale të dëmtuara të trupit duke ndërtuar protezat e pjesshme ose e plotë (metalike dhe jo-metalike);
- Përfundojnë procedura implantologjike duke fabrikuar proteza që i përshtaten implanteve që kryhen direkt në pjesët e trupit të pacientit;
- Dokumentojnë veprimet duke plotësuar formularë, raporte, shkrime, si edhe të dhëna të tjera;
- Përdorin dhe mirëmbajnë furnizimet dhe pajisjet e derdhjes së formave me allçi, të ngjitjeve të pikave në mënyrë elektrike, të protezave metalike, të modelimit me anë të dyllit apo materiale të ngjashme me atë;
- Bëjnë kujdes për ruajtjen e furnizimeve, gjendjen e inventarëve në magazinë;
- Riparojnë dhe mirëmbajnë pajisjet me të cilat kryhen operacionet e punës;
- Montojnë pajisje dhe mjete tek pacientët, duke testuar dhe vlerësuar gjendjen e tyre, duke bërë rregullime për përshtatjen në mënyrën e duhur, funksionimin e duhur dhe qetësinë e kërkuar për pacientin;
- Riparojnë, modifikojnë dhe mirëmbajnë protezat mjekësore dhe dentare si edhe pajisjet mbështetëse përkatëse, sipas specifikave të dhëna;
- I japin formën e duhur materialit përkatës që duhet të përdoret, në mënyrë që të përputhet me konturet e përcaktuara të nevojshme për të krijuar komponentë strukturore të përshtatshëm;
- Fabrikojnë protezave të plota dhe të pjesshme dhe ndërtojnë mbrojtëse përkatëse të gojës, si edhe të pjesëve të tjera të trupit që kërkojnë një shërbim të tillë;
- Udhëzojnë pacientët për përdorimin dhe kujdesin ndaj pajisjeve të protezave;
- Përditësojnë njohuritë tekniko-laboratorike të punës dhe rritin aftësitë, me anë të leximit të publikimeve profesionale; duke mbajtur rrjete personal dhe duke marrë pjesë në organizata profesionale;
- Përmirësojnë rezultatet e cilësisë duke studiuar, vlerësuar dhe ri-projektuar proceset në zbatim të ndryshimeve;
- Rritin reputacionin e laboratorit duke marrë angazhime për realizimin e kërkesave të reja të veçanta; duke eksploruar mundësitë për të dhënë vlerë të shtuar në plotësimin e detyrës;
- Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës.
Kërkesat
- Të ketë mbaruar minimalisht shkollën e mesme për laborant dentar apo laborant ortoped.
- Të ketë mbaruar minimalisht shkollën e mesme të përgjithshme apo shkollën e mesme mjekësore të plotësuar me kurse trajnimi shtesë të lidhura më bërjen e protezave.
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht, me zotësi të plotë për të punuar;
- Të ketë njohje dhe aftësi të mira në punimin e allçisë, metaleve dhe përbërësve të tjerë që mundësojnë prodhimin e protezave.;
- Të ketë saktësi dhe preçizion në punimin e kallëpeve dhe më tej në punimin e protezave;
- Të ketë durim dhe aftësi përqendrimi të lartë;
- Të jetë i orientuar drejt detajeve të holla, me durim dhe vëmendje të plotë;
- Të ketë njohuri të mira mbi punimin e drurit, teknologjinë mekanike, anatominë dhe kiminë.
Informacion shtesë
Për të marrë lejen për të filluar aktivitet privat (sipas ligjeve në fuqi), punuesi i protezave dentare dhe mjekësore dhe të tjerë të ngjashëm duhet të ketë sasi kohë pune në një laborator të posaçëm i akredituar për një aktivitet të tillë.
Punues të protezave dentare dhe mjekësore dhe të tjerë të ngjashëm duhet të ketë aftësi teknike të punojë me mjete komplekse, materiale dhe makineri për prodhuar pajisje e kërkuara.
Punues të protezave dentare dhe mjekësore dhe të tjerë të ngjashëm duhet të ketë aftësi komunikuese të mira me dizenjuesit e formave dhe me anëtarët e tjerë të ekipit që punojnë në këtë drejtim.
Për të mbajtur nivelin e duhur të kualifikimit punuesi i protezave dentare dhe mjekësore dhe të tjerë të ngjashëm duhet të jetë gjithmonë i informuar me të rejat e këtij profesioni dhe ti nënshtrohet një kursi profesional në çdo pesë vite nga i cili dilet edhe me kreditë shtesë.
Profesionet në këtë grup
- Montues pajisjesh dentare
- Punues gjymtyrësh artificialë
- Punues instrumentesh dentarë
- Punues instrumentesh optikë
- Punues instrumentesh për kirurgji
- Punues mbajtësesh ortopedike
- Punues protezash dentare
- Riparues instrumentesh dentarë
- Riparues instrumentesh kirurgjikalë
- Riparues instrumentesh optikë
- Riparues pajisjesh ortopedike
- Riparues për proteza dentare

