311Teknikë të shkencës së fizikë dhe inxhinierisë
Grup i vogël · 9 Nëngrupe
Përshkrimi
Teknikët e shkencës së fizikës dhe inxhinierisë kryejnë një sërë detyrash teknike që kontribuojnë në kërkime dhe zbatime praktike të koncepteve, parimeve dhe metodave operacionale në veçanti për shkencat e fizikës duke përfshirë inxhinierinë, skicat teknike dhe efikasitetin e proceseve të prodhimit.
Detyrat kryesore
- Kryejnë detyra teknike në fushën e kimisë, fizikës, gjeologjisë, meteorologjisë, astronomisë, inxhinierisë ose vizatimit teknik (planimetrive);
- Organizojnë, mirëmbajnë dhe përdorin pajisjet dhe instrumentet e laboratorit;
- Mbikëqyrin eksperimente të ndryshme duke bërë vëzhgime, llogaritje dhe regjistruar rezultatet e tyre;
- Përgatisin materialet për eksperimente të ndryshme të planifikuara;
- Kryejnë teste sistemesh;
- Mbledhin dhe analizojnë mostra të ndryshme;
- Regjistrojnë vëzhgimet dhe analizojnë të dhënat;
- Përgatisin, rishikojnë dhe shpjegojnë skicat teknike, diagramat elektrike dhe të qarqeve elektrike dhe planimetrive;
- Respektojnë politikat e brendshme të punës dhe procedurat e hartuara nga Institucioni;
- Zbatojnë kodin e etikës të miratuar nga drejtuesit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet të ketë diplomë tre vjeçare (bachelor); në disa raste një diplomë nga një shkollë e mesme profesionale dhe eksperiencë pune disa vjeçare janë gjithashtu të vlefshme.
Informacion shtesë
- Një individ mund të hyjë në profesion pasi të ketë marrë diplomë bachelor në degët e Kimisë, Fizikës dhe Inxhinierisë së përgjithshme.
- Me kryerjen e studimeve në nivel master dhe doktoraturës individët kanë mundësi të angazhohen si shkencëtarë në institucionet përkatëse.
Grupet në këtë grup
- 3111Teknikë të shkencës së kimisë dhe fizikës
- 3112Teknikë të inxhinierisë civile
- 3113Teknikë të inxhinierisë elektrike
- 3114Teknikë të inxhinierisë elektronike
- 3115Teknikë të inxhinierisë mekanike
- 3116Teknikë të inxhinierisë kimike
- 3117Teknikë të minierave dhe metalurgjisë
- 3118Teknikë projektues
- 3119Teknikë të shkencës së fizikë dhe inxhinierisë të pa klasifikuar diku tjetër

