3112Teknikë të inxhinierisë civile
Grup njësi · 17 profesione
Përshkrimi
Teknikët e inxhinierisë civile kryejnë një tërësi detyrash teknike që kontribuojnë në fushën kërkimore të inxhinierisë së ndërtimit dhe në projektimin, ndërtimin, mirëmbajtjen dhe riparimet e objekteve të dhe strukturave të tjera të tilla si, sisteme të ujësjellësit, ura, aeroporte rrugë dhe diga. Ata mund të punësohen në kompani private dhe shtetërore që sigurojnë ndërtimin, mirëmbajtjen dhe parandalime të rreziqeve nga zjarri,uji apo faktorë të tjerë të rrezikshëm.
Detyrat kryesore
- Kryejnë dhe/ose mbështesin testimet në terren ose laboratorë të dherave dhe materialeve të ndërtimit;
- Mbështesin teknikisht procesin e ndërtimit të objekteve të ndryshme (ndërtesa, ura, rrugë, aeroporte, diga, etj.);
- Marrin masa për sigurimin e përmbushjes së të gjitha specifikimeve të projektit, të rregullave dhe ligjeve përkatëse, si dhe për ruajtjen e standardeve të kërkuara për materialet dhe punën e kryer;
- Zbatojnë njohuritë teknike të ndërtimit dhe parimeve të tij për të identifikuar dhe zgjidhur problemet që mund të dalin;
- Përgatisin preventivë të detajuar për sasitë dhe kostot e materialeve dhe të punës së duhur për projekte të caktuara, bazuar në specifikimet e dhëna;
- Organizojnë planin e punës për mirëmbajtjen dhe riparimet;
- Inspektojnë ndërtesat dhe strukturat e tjera të ndërtuara gjatë dhe pas përfundimit të ndërtimit për të garantuar që ato janë në përputhje me ligjet, rregullat dhe planet territoriale të aprovuara, me specifikimet dhe standardet, si edhe me rregulla të tjera që kanë të bëjnë me cilësinë dhe sigurinë e objektit;
- Inspektojnë ndërtime industriale, hotele, kinema dhe objekte të tjera për të identifikuar rreziqe të mundshme nga zjarri dhe japin udhëzime për eliminimin e tyre;
- Këshillojnë për instalimin e pajisjeve zbuluese të zjarrit dhe pajisjeve për fikjen e tij, për përdorimin e materialeve në ndërtimin e objektit dhe për mjetet e transportit që reduktojnë rrezikun nga zjarri dhe dëmet nëse ai ndodh;
- Komunikojnë rezultatet tek eprori me anë të raporteve ditorë, javorë dhe mujorë;
- Planifikojnë eksperimente dhe analiza mbi bazë javore dhe mujore;
- Respektojnë politikat e brendshme të punës dhe procedurat e hartuara nga kompania;
- Zbatojnë kodin e etikës të miratuar nga drejtuesit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet të ketë diplomë tre vjeçare (bachelor); në disa raste një diplomë nga një shkollë e mesme profesionale apo pas të mesme dhe eksperiencë pune disa vjeçare në këtë profesion është gjithashtu e vlefshme.
Profesionet në këtë grup
- Ekspert i parandalimeve të zjarrit
- Inspektor banesash
- Inspektor i mbrojtjes nga zjarrit
- Teknik/inxhinieri hidrocivil
- Teknik/inxhinieri civile për trajtimin e naftës dhe gazit në depozita
- Teknik i punimeve të ndërtimit
- Teknik ndërtim/inxhinieri civile
- Teknik/inxhinieri civil
- Teknik/inxhinieri civile (hidraulik)
- Teknik/inxhinieri civile (hidrologji)
- Teknik/inxhinieri civile (higjienë)
- Teknik/inxhinieri civile (për gërmimin dhe transportin e dheut)
- Teknik/inxhinieri civile (vaditje)
- Teknik/inxhinieri civile (shëndetësi)
- Teknik/inxhinieri civile (strukture)
- Gjeoteknik
- Teknik topograf

