3119Teknikë të shkencës së fizikë dhe inxhinierisë të pa klasifikuar diku tjetër
Grup njësi · 37 profesione
Përshkrimi
Në këtë profesion bëjnë pjesë një numër i madh pozicionesh pune të cilët kryesisht, nuk janë pjesë e grupit të vogël 311.
Ata mund të punësohen në laboratorë ushqimorë e industrialë, në kompani ndërtimi e prodhuese të materialeve të tyre, etj.
Detyrat kryesore
- Mbledhin të dhëna dhe japin mbështetje teknike për të kontribuar në përdorimin sa më efikas, të sigurtë dhe ekonomik të burimeve njerëzore dhe materiale, por edhe të pajisjeve.
- Kontribuojnë me anë të komenteve dhe sugjerimeve për vendosjen dhe planimetrinë e linjës së punës duke pasur parasysh procesin e caktuar që zhvillohet.
- Zbatojnë metoda pune dhe një seri veprimesh për të kryer detyrat e caktuara.
- Mbikëqyrin ecurinë dhe vazhdimësinë e metodave dhe planeve të punës së përcaktuar.
- Ndihmojnë në identifikimin e kërcënimeve për sigurinë dhe prezantojnë procedurat dhe pajisjet e sigurisë tek punonjësit e tjerë.
- Manovrojnë pajisje të ndryshme që prodhojnë produkte dhe nënprodukte të produkteve të para.
- Montojnë pajisjet dhe materialet sipas procedurës së përcaktuar për të prodhuar produktin final.
- Kryejnë teste laboratorike dhe shënojnë rezultatet në regjistrat përkatës.
- Përgatisin preventivë të detajuar të sasive dhe kostove të materialeve dhe punës së nevojshme për kryerjen e punës me saktësi dhe efikasitet.
- Monitorojnë aspektet teknike, rregullatore dhe ato të sigurisë së ndërtimit, instalimit, manovrimit, mirëmbajtjes dhe riparimit të materialeve dhe pajisjeve.
- Ndihmojnë në dizenjimin dhe planifikimin e materialeve, metodave dhe planeve të punës.
- Respektojnë politikat e brendshme të punës dhe procedurat e hartuara nga Institucioni.
- Zbatojnë kodin e etikës të miratuar nga drejtuesit.
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit.
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet të ketë diplomë nga një shkollë e mesme profesionale; në disa raste një diplomë nga një shkollë e mesme e përgjithshme dhe eksperiencë pune disa vjeçare është gjithashtu e vlefshme.
Profesionet në këtë grup
- Teknik robotizimi
- Laborant të produkteve jo ushqimore
- Laborant të produkteve ushqimore
- Laborant uji
- Teknik i lartë çimentoje
- Teknik i lartë druri
- Teknik i lartë matës–verifikues
- Teknik i lartë metalurg (në prodhimin dhe pastrimin e metaleve)
- Teknik i lartë lëkure
- Teknik i lartë qeramike
- Teknik i lartë qelqi
- Teknik i lartë në ruajtje-ambalazhim
- Teknik i lartë stampimi
- Teknik i lartë tekstili
- Teknik ndërtimi
- Teknik metodash
- Teknik për sigurimin teknik
- Teknik planifikimi
- Teknik planifikimi e shpërndarje i industrisë
- Teknik prodhimi
- Teknik sistemesh (me përjashtim të ordinatorëve)
- Teknik telefonash
- Teknik tendash
- Teknik vlerësues i kohës.
- Teknik vlerësues vlerash
- Asistent laborant
- Brigadier i mirëmbajtjes së vijës hekurudhore
- Koordinator i testimeve praktike (autoshkolla)
- Koordinator i testimeve teorike (autoshkolla)
- Kryemanovrist në trenat hekurudhor
- Kryetar treni hekurudhor të mallrave
- Kryetar treni hekurudhor të udhëtarëve
- Krye regjistruesi mjetesh
- Zëvendës krye regjistruesi mjetesh
- Teknik robotik
- Teknik shkenca mjeko-ligjor
- Teknik investigues zjarri

