3118Teknikë projektues

Grup njësi · 17 profesione

Përshkrimi

Tekniku i projektimit përfshihet në dizenjimin, skicimin dhe projektimin e hapësirave publike ose private, objekteve të ndryshme të banimit apo shërbimit, si edhe në dizenjimin, skicimin dhe projektimin e materialeve të ndryshme publicitare, reklamuese apo ndërgjegjësuese në kompani të madhësive të ndryshme. Tekniku i projektimit zbaton të gjitha rregullat dhe kriteret bazë të vendosura me ligj që kanë të bëjnë me hapësirat, objektet apo materialet e projektuara. Ai mund të punësohet në kompani ndërtimi, studio arkitekture, studio dizajni, agjenci marketingu. Gjithashtu, mund regjistrohet si i vetëpunësuar.

Detyrat kryesore

  • Komunikojnë me klientin që porosit projektin;
  • Mbledhin të dhëna që i shërbejnë për projektin me anë të hulumtimit;
  • Shqyrtojnë të gjitha materialet e vëna në dispozicion nga klienti dhe ato të mbledhura nga hulumtimi;
  • Fotografojnë zonën apo objektet që kanë lidhje me projektin;
  • Kryejnë matje në terren;
  • Hedhin në skicë gjurmën e objektit;
  • Dizajnojnë me dorë në letër skicën e parë;
  • Hedhin në programin kompjuterik, AutoCad, skicën fillestare;
  • Prezantojnë tek eprori draftin e parë të skicës;
  • Ndryshojnë elemente të skicës sipas komenteve të eprorit apo klientit;
  • Komunikojnë me inxhinierët e ndryshëm (elektrik, të zbatimit, fizibilitetit) për projektin;
  • Dorëzojnë skicën e projektit tek inxhinierët;
  • Reflektojnë ndryshimet dhe rregullimet e sugjeruara nga inxhinierët;
  • Prezantojnë me qëllim marrjen e aprovimit të projektit tek institucionet përkatëse (bashki, komuna, etj.);
  • Reflektojnë ndryshime të kërkuara (nëse ka) nga institucionet përkatëse;
  • Mbajnë kontakt të vazhdueshëm me klientin për qëllime përditësimi mbi ecurinë e projektit dhe koordinon procesin e ndonjë ndryshimi të mundshëm me inxhinierët;
  • Bashkëpunojnë me kolegët për shkëmbimin dhe përditësimin e informacionit në lidhje me projektin;
  • Raportojnë tek eprori për ecurinë e projektit dhe problematika të mundshme që mund të hasen gjatë punës;
  • Dixhitalizojnë me anë të pajisjeve të ndryshme, harta, objekte, etj.;
  • Krijojnë karta projekti (hedh në letër ose kompjuter idetë e shprehura me fjalë);
  • Respektojnë politikat e brendshme të punës dhe procedurat e hartuara nga Kompania;
  • Zbatojnë kodin e etikës të miratuar nga manaxhimi;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet të ketë diplomë tre vjeçare (bachelor); në disa raste eksperienca disa vjeçare e punës mund të zëvendësojë diplomën bachelor;
  • Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve kompjuterike (si p.sh. Computer Aided Design/CAD, Paketën Adobe: Ilustrator, Indesign, Photoshop).

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion pasi të ketë marrë diplomë bachelor në një nga degët Arkitekturë, Planifikim urban, Inxhinieri ndërtimi, Inxhinieri elektronike.

Me kryerjen e studimeve në nivel master dhe dy viteve eksperiencë pune, tekniku i projektimit mund të kalojë në nivelin e Arkitektit, Planifikuesit Urban, Inxhinierit të ndërtimit, Drejtor Arti.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë nevojitet si kusht minimal Licenca e profesionit të lirë të Arkitektit, Planifikuesit Urban, Inxhinierit.

Profesionet në këtë grup

  • Projektues
  • Teknik projektimi në arkitekture
  • Teknik projektimi në gjeologji
  • Teknik projektimi në inxhinieri
  • Teknik projektimi në inxhinieri civile
  • Teknik projektimi në inxhinieri elektrike
  • Teknik projektimi në inxhinieri elektronike
  • Teknik projektimi në inxhinieri marine
  • Teknik projektimi në inxhinieri mekanike
  • Teknik projektimi në inxhinieri ndërtimi
  • Teknik projektimi në inxhinieri sistemesh ngrohjeje dhe ventilimi.
  • Teknik projektimi në hartografi
  • Teknik projektimi në modelesh fonderie
  • Teknik projektimi për vegla të vogla dhe të mëdha
  • Teknik projektimi në topografi
  • Projektues/teknik figure
  • Teknik Projektues

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye