3114Teknikë të inxhinierisë elektronike

Grup njësi · 23 profesione

Përshkrimi

Tekniku i inxhinierisë elektronike dhe telekomit kryen detyra teknike për të ndihmuar punën kërkimore në elektronikë, si në projektimin, prodhimin, montimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, riparimin, eliminimin e defekteve të aparaturave, pajisjeve elektronike apo komponentëve të tyre, nën mbikëqyrjen e inxhinierëve. Tekniku i inxhinierisë elektronike dhe telekomit mund punësohet në sektorë të ndryshëm të fushës elektronike dhe telekomit apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Sigurojnë asistencë teknike në kërkim dhe zhvillim të pajisjeve elektronike ose të prototipave të testimit;
  • Zbatojnë projekte të aparaturave elektronike në përputhje me specifikimet e dhëna;
  • Përgatisin vlerësime të detajuara të sasive dhe kostove të materialeve të punës së nevojshme për prodhimin dhe instalimin e pajisjeve elektronike, në përputhje me specifikimet e dhëna;
  • Monitorojnë aspekte teknike të prodhimit, shfrytëzimit, mirëmbajtjes dhe riparimit të pajisjeve elektronike;
  • Sigurojnë performancë të kënaqshme, në përputhje me specifikimet dhe rregulloret;
  • Ndihmojnë në projektimin, zhvillimin, instalimin, operimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve elektronike;
  • Përdorin metodat e planifikuara të instalimit;
  • Monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e projektit dhe marrin masa për përmbushjen e afateve të caktuara;
  • Kryejnë koordinimin e grupeve të punës;
  • Kryejnë montimin e aparaturave në mbështetje të inxhinierëve elektronikë;
  • Kryejnë kontrollin përfundimtar në instalime për sigurinë dhe vënien në punë të aparaturave, pajisjeve apo sisteme të reja elektronike;
  • Kryejnë testime të aparaturave, pajisjeve apo sistemeve elektronike;
  • Kryejnë mbledhjen dhe analizimin e të dhënave në mbështetje të inxhinierëve elektronikë;
  • Zbatojnë dhe monitorojnë zbatimin e standardeve të sigurisë dhe të procedurave të punës në përdorimin e aparaturave dhe pajisjeve elektronike;
  • Sigurojnë që aparaturat dhe pajisjet janë në përputhje me specifikimet, rregulloret, standardet e vendosura, procedurat kontrolluese për të siguruar funksionimin efikas dhe sigurinë e tyre;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes së mjedisit;
  • Mbajnë dokumentacionin e nevojshëm mbi problemet teknike dhe organizative për punën e bërë;
  • Raportojnë në mënyrë të vazhdueshme mbi ecurinë e projektit.
  • Komunikojnë në mënyrë profesionale me eprorët dhe të tjerët;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet të ketë diplomë tre vjeçare (bachelor); në disa raste një diplomë nga një shkollë e mesme profesionale apo pas të mesme dhe eksperiencë pune disa vjeçare në këtë profesion është gjithashtu e vlefshme;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin Teknik. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një teknik i inxhinierisë elektronike dhe telekomit mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse, duke ngritur shkallët e karrierës si specialist i fushës, supervizor, manaxher i një njësie. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e inxhinierit elektronik apo inxhinierit të telekomit.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si:, Mbikëqyrës në inxhinierinë elektronike, mbikëqyrës në telekom, teknik elektronik, teknik në inxhinieri në telekomunikacion, teknik për riparimin elektronik etj.

Profesionet në këtë grup

  • Elektroteknik
  • Kontrollor cilësie i produkteve elektronike
  • Mbikëqyrës në inxhinierinë elektronike
  • Mbikëqyrës në telekom
  • Teknik elektronik
  • Teknik/inxhinieri elektronike
  • Teknik/inxhinieri elektronike (aparaturave)
  • Teknik/inxhinieri elektronike (gjysëmpërçuesat)
  • Teknik/inxhinieri elektronike (inxhinier informacioni)
  • Teknik/inxhinieri elektronike (projektues ordinatorësh)
  • Teknik/inxhinieri për hapësira ajrore
  • Teknik/inxhinieri telekomunikacioni
  • Teknik/inxhinieri telekomunikacioni (radarët)
  • Teknik/inxhinieri telekomunikacioni (radio)
  • Teknik/inxhinieri telekomunikacioni (telefon)
  • Teknik/inxhinieri telekomunikacioni (telegraf)
  • Teknik/inxhinieri telekomunikacioni (televizor)
  • Teknik/inxhinieri telekomunikacioni (sistemet e sinjaleve)
  • Teknik/inxhinieri telekomunikacioni (hapësira ajrore)
  • Teknik në telekomunikacion
  • Teknik për riparimin e antenave të operatorëve për telefoni mobile
  • Teknik për riparimin e antenave të operatorëve radar
  • Teknik për riparimin e antenave të operatorëve televiziv

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye