3111Teknikë të shkencës së kimisë dhe fizikës

Grup njësi · 6 profesione

Përshkrimi

Teknikët ekimisë dhe fizikës kryejnë një sërë detyrash teknike që kontribuojnë në kërkime dhe zbatime praktike të koncepteve, parimeve dhe metodave operacionale në veçanti për shkencat e fizikës duke përfshirë inxhinierinë, skicat teknike ose efikasitetin e proceseve të prodhimit.

Detyrat kryesore

  • Grumbullojnë mostra dhe përgatisin pajisjet dhe materialet për eksperimente, testime dhe analiza;
  • Kryejnë testime rutine laboratorike dhe mbështesin teknikisht shkencëtarët për kërkime, zhvillime dhe analiza të ndryshme;
  • Kontrollojnë sasitë dhe cilësinë e materialeve laboratorike duke testuar mostrat dhe duke mbajtur nën kontroll përdorimin dhe përgatitjen e detajuar të sasive dhe kostove të materialeve dhe punës së kërkuar për projekte, mbi bazën e specifikimeve të përcaktuara;
  • Vendosin, organizojnë dhe mirëmbajnë pajisjet dhe mjetet e laboratorit;
  • Mbikëqyrin eksperimentet, vëzhgojnë reaksionet, kryejnë llogaritjet përkatëse dhe regjistrojnë rezultatet;
  • Përgatisin materialet për eksperimentime, të tilla si ngrirja dhe prerja e mostrave dhe përzierja e kimikateve;
  • Mbledhin dhe testojnë mostra toke dhe uji, regjistrojnë të dhënat e vëzhguara dhe i analizojnë ato në mbështetje të gjeologëve dhe gjeofizikantëve;
  • Komunikojnë rezultatet tek eprori me anë të raporteve të përcaktuar, ditorë, javorë dhe mujorë;
  • Planifikojnë eksperimente dhe analiza mbi baza javore dhe mujore;
  • Respektojnë politikat e brendshme të punës dhe procedurat e hartuara nga Institucioni;
  • Zbatojnë kodin e etikës të miratuar nga drejtuesit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet të ketë diplomë tre vjeçare (bachelor); në disa raste një diplomë nga një shkollë e mesme profesionale apo pas të mesme dhe eksperiencë pune disa vjeçare janë gjithashtu të vlefshme.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion pasi të ketë marrë diplomë bachelor.

Me kryerjen e studimeve në nivel master dhe doktoraturës individët kanë mundësi të angazhohen si shkencëtarë në institucionet përkatëse.

Profesionet në këtë grup

  • Teknik në astronomi
  • Teknik në fizikë
  • Teknik në gjeofizikë
  • Teknik në gjeologji
  • Teknik në kimi
  • Teknik në meteorologji

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye