3117Teknikë të minierave dhe metalurgjisë
Grup njësi · 12 profesione
Përshkrimi
Teknikët e minierave dhe metalurgjisë kryejnë një sërë detyrash teknike të cilat mbështesin kërkimet dhe eksperimentet në lidhje me metalurgjinë, përmirësimin e metodave të nxjerrjes së mineraleve solide, naftës dhe gazit, si edhe në skicimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e minierave dhe ndërtimit të tyre, të sistemeve të transportit dhe magazinimit të naftës dhe gazit natyror. Ata mund të punësohen në ndërmarrje të nxjerrjes së mineraleve dhe naftës e gazit, në kombinat metalurgjik, si edhe në institucionet përgjegjëse për veprimtarinë e ndërmarrjeve të mësipërme.
Detyrat kryesore
- Japin mbështetje teknike për të ndihmuar në procesin e kërkimit dhe zhvillimit të përcaktimit të karakteristikave të metaleve dhe përzierjeve të tyre;
- Japin mbështetje teknike në studimet gjeologjike dhe topografike, si edhe në skicimin dhe planifikimin e naftës, gazit natyror dhe nxjerrjes së mineraleve, sistemit të transportit dhe përpunimin dhe ripërcaktimin e linjave të prodhimit për mineralet dhe metalet;
- Përgatisin preventivë të detajuar të sasive dhe kostove të materialeve dhe punës së nevojshme për gjetjen, nxjerrjen, përpunimin dhe transportin e naftës, gazit dhe mineraleve;
- Ndihmojnë në dizenjimin dhe planifikimin e minierave, galerive të tyre, tuneleve dhe mjediseve dhe pajisjeve të ndihmës së shpejtë;
- Mbledhin dhe përgatisin shkëmbinj, minerale dhe mostra metalesh për të kryer teste laboratorike me qëllim përcaktimin e karakteristikave, analizave, si dhe raportojnë rezultatet e testimit, si edhe mirëmbajnë pajisjet e testimit;
- Përdorin mikroskopin, makineritë me radiacion elektromagnetik, spektrometrat, spektrografët, densitometrin dhe pajisjet e testimit të tensionit;
- Ndihmojnë shkencëtarët në përdorimin e instrumenteve për matjet elektrike, zanore ose bërthamore në laborator dhe në prodhim për të nxjerrë të dhëna treguese për burime potenciale të metaleve, naftës apo gazit natyror;
- Respektojnë politikat e brendshme të punës dhe procedurat e hartuara nga Institucioni;
- Zbatojnë kodin e etikës të miratuar nga drejtuesit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet të ketë diplomë tre vjeçare (bachelor); në disa raste një diplomë nga një shkollë e mesme profesionale dhe eksperiencë pune disa vjeçare janë gjithashtu të vlefshme.
Profesionet në këtë grup
- Acidues puse gazi dhe nafte.
- Çimentues i puseve të naftës dhe të gazit.
- Inspektor i sigurimit në punë
- Teknik/inxhinieri miniera
- Teknik/inxhinieri miniera (metale)
- Teknik/inxhinieri miniera (nafte dhe gazi natyror)
- Teknik/inxhinieri miniera (qymyr)
- Teknik metalurgji fizike
- Teknik metalurgji shkrirjeje
- Teknik/trajtues dhe acidues pusesh
- Teknik/në kërkim-zbulim të puseve të naftës dhe të gazit.
- Teknik/inspektor miniere

