3115Teknikë të inxhinierisë mekanike

Grup njësi · 34 profesione

Përshkrimi

Tekniku i inxhinierisë mekanike kryen detyra teknike për të ndihmuar inxhinierët në kërkime të inxhinierisë mekanike, në projektime, prodhime, montime, ndërtime, operime, në eliminimin e defekteve, mirëmbajtje dhe riparim të makinave, komponentëve të tyre, pajisjeve mekanike, makinerive dhe pajisjeve në sistemet industriale të uzinave e fabrikave, nën mbikëqyrjen e inxhinierëve. Aktiviteti i Teknikut të inxhinierisë mekanike shtrihet në shumë drejtime :

  • Konceptimi dhe vënia në zbatim e produktit për teknikun e studimit;
  • Manaxhimi i prodhimit për teknikun e linjës;
  • Verifikimi i cilësisë së produktit për teknikun e kontrollit te cilësisë;
  • Mirëmbajtja e pajisjeve teknike për teknikun e mirëmbajtjes;
  • Studimi i tregut dhe komercializimi i produktit për teknikun tekno–komercial;

Tekniku i inxhinierisë mekanike punësohet në sektorë të ndryshëm të aktiviteteve të industrisë mekanike ose vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Sigurojnë asistencë teknike në hulumtim mbi zhvillimin e makinave dhe instalimeve mekanike, pajisjeve dhe komponentëve ose provave të prototipave;
  • Hartojnë plan-vendosjen e makinave dhe instalimeve mekanike, objekteve dhe komponentëve, sipas specifikimeve të dhëna;
  • Zbatojnë hartën e plan-vendosjes së makinave dhe instalimeve mekanike, objekteve dhe komponentëve, sipas specifikimeve të dhëna;
  • Ndihmojnë inxhinierin në projektimin e sistemeve dhe pajisjeve mekanike.
  • Përgatisin vlerësime të detajuara të sasive dhe kostove të materialeve dhe punës së nevojshme për prodhimin dhe instalimin, sipas specifikimeve të dhëna.
  • Monitorojnë aspekte teknike të prodhimit, shfrytëzimit, mirëmbajtjen dhe riparimin e makinave dhe mekanizmave mekanike, objekteve dhe komponentëve për të siguruar performancë të kënaqshme dhe pajtueshmërinë me specifikimet dhe rregulloret;
  • Zhvillojnë dhe monitorojnë zbatimin e standardeve të sigurisë dhe të procedurave të punës në transportin rrugor, detar, ajror, hekurudhor, duke përfshirë mirëmbajtjen e mjeteve dhe të pajisjeve të tyre, kolaudimet, dispeçerimin, etj.;
  • Kryejnë montime dhe instalime të agregateve të reja ose të modifikuara, si dhe të komponentëve, pajisjeve ndihmëse e komanduese dhe sistemeve hidraulike të fuqisë;
  • Kryejnë teste të sistemeve mekanike;
  • Mbledhin, analizojnë të dhëna, si dhe mbajnë statistika mbi montimet dhe instalimet mekanike, në mbështetje të inxhinierëve mekanik;
  • Sigurojnë që punët e përfunduara të jenë në përputhje me specifikimet, rregulloret, standardet e vendosura, procedurat kontrolluese për të siguruar funksionimin efikas dhe sigurinë e makinave, makinerive, veglave, motorëve, pajisjeve apo sistemeve të fabrikave;
  • Sigurojnë që pajisjet e punës të jenë në përputhje me specifikimet e projektit dhe me standardet e sigurisë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe te mbrojtjes se mjedisit;
  • Mbajnë dokumentacionin e nevojshëm mbi problemet teknike dhe organizative për punën e bërë;
  • Komunikojnë në mënyrë profesionale me eprorët dhe të tjerët;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet të ketë diplomë tre vjeçare (bachelor); në disa raste një diplomë nga një shkollë e mesme profesionale apo pas të mesme dhe eksperiencë pune disa vjeçare në këtë profesion është gjithashtu e vlefshme;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si mekanik. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin Teknik. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një teknik i inxhinierisë mekanike mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës si përgjegjës reparti. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinierit mekanik.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: teknik i inxhinierisë mekanike në prodhimin e konstruksioneve metalike, në montimin e impianteve, të makinerive dhe konstruksioneve metalike, për instalimin e sistemeve hidraulike e pneumatike, për tubacionet, për teknologjinë mekanike, në mekanikë dhe automatizim industrial, në mirëmbajtje makinerish e pajisjesh në degë të ndryshme të industrisë, në bujqësi, ndërtim, transport, naftë, miniera, tekstil, etj., riparimin e mirëmbajtjen e mjeteve të transportit tokësor, detar e ajror, në sisteme të kondicionimit të ajrit, ngrohje-ftohjes, në sisteme të komandimit hidraulik dhe pneumatik, në byrotë e studimit dhe të projektimit etj.

Profesionet në këtë grup

  • Kontrollor cilësie i produkteve të konstruksionit mekanik
  • Mbikëqyrës anijesh
  • Mbikëqyrës inxhinieri/mekanike
  • Mbikëqyrës konstruksioni i anijeve
  • Teknik i lartë saldimi
  • Teknik/inxhinieri mekanike (lëndë vajosëse)
  • Teknik/inxhinieri mekanike (bujqësi)
  • Teknik/inxhinieri mekanike (flotë detare)
  • Teknik/inxhinieri mekanike (marinë)
  • Teknik/inxhinieri mekanike (motorët)
  • Teknik/inxhinieri marine
  • Teknik/inxhinieri mekanike
  • Teknik/inxhinieri mekanike (automjete)
  • Teknik/inxhinieri mekanike (instrumente)
  • Teknik/inxhinieri mekanike (motorët diezel)
  • Teknik/inxhinieri mekanike (motorët e lokomotivave)
  • Teknik/inxhinieri mekanike (motorët me djegie të brendshme)
  • Teknik/inxhinieri mekanike (motorët reaktivë)
  • Teknik/inxhinieri mekanike (ngrohëset ventilatorët dhe frigoriferët)
  • Teknik/inxhinieri mekanike (ajër i kondicionuar)
  • Teknik/inxhinieri mekanike (makineri industriale dhe vegla pune)
  • Teknik/përgjegjës sektori
  • Teknik /inxhinieri mekanike projektimi të sistemeve dhe pajisjeve mekanike
  • Teknik/ inxhinieri mekanike prodhimin të sistemeve dhe pajisjeve në industrinë
  • Teknik/inxhinieri mekanike në transportin tokësor dhe mirëmbajtje të mjeteve e pajisjeve të tyre.
  • Teknik/inxhinieri mekanike transportin detar dhe mirëmbajtje të mjeteve e pajisjeve të tyre
  • Teknik/inxhinieri mekanike në transporti ajror dhe mirëmbajtje së mjeteve e pajisjeve të tyre
  • Teknik/inxhinieri mekanike në transportin e lëngjeve, të ajrit, kondicionimit të mjediseve, etj.
  • Teknik/inxhinieri mekanike /përgjegjës sektori
  • Teknik/inxhinieri mekanike /përgjegjës turni
  • Teknik inxhinieri aeronautike
  • Teknik inxhinieri detare
  • Teknik inxhinieri mekanike
  • Vlerësues inxhinieri mekanike

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye