214Profesionistë të inxhinierisë (përjashtuar elektroteknologjinë)

Grup i vogël · 9 Nëngrupe

Përshkrimi

Profesionistët e inxhinierisë (përjashtuar elektroteknologjinë) merren me projektim, planifikim, organizim, ndërtim, instalime dhe mirëmbajtjenë fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, në fushën mekanike, në fushën e mjedisit, në fushën e minierave apo të shpim-shfrytëzimit të naftës dhe gazit. Ata/ato kryejnë kërkime për përmirësimin ose zhvillimin e koncepteve, teorive ose metodave operative, aplikojnë njohuritë ekzistuese në fusha përkatëse, mbikëqyrin proceset e prodhimit për të siguruar një efikasitet teknologjik dhe ekonomik. Ata/ato planifikojnë oraret e prodhimit dhe procedurat e punës për të siguruar projekte inxhinierike të sigurta, efikase dhe me kosto efektive.

Ata/ato mund të punësohen në kompani biznesit të ndryshme në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, mekanike apo kimike, në fabrika e kombinate industriale, në fushën e minierave dhe të shpim-shfrytëzimit për naftën dhe gazin, etj. apo të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Planifikojnë aktivitete dhe procedura për kryerjen e tyre sipas parametrave të paracaktuara në projektet e fushave përkatëse;
  • Organizojnë dhe mbikëqyrin aktivitetin në mënyrë që të gjitha proceset po kryhen sipas parametrave të paracaktuara në projektet e fushave përkatëse;
  • Kryejnë kërkime e hulumtime apo projekte në fushat përkatëse, si në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, në fushën mekanike, mbi sistemet dhe pajisjet mekanike, operacione të ndryshme në gërmime minerare dhe shpim-shfrytëzim për naftën dhe gazin, si dhe projekte të tjera inxhinierike, mjedisore apo kimike;
  • Interpretojnë projekte, vizatime dhe planimetri për përcaktimin e metodave të duhura të ndërtimit;
  • Mbikëqyrin procesin e ndërtimit të strukturave, sistemeve të furnizimit me ujë dhe gaz, sistemet e transportit ;
  • Zgjidhin probleme operative në fusha të ndryshme të inxhinierisë përmes aplikimit të teknologjisë inxhinierike;
  • Këshillojnë të tjerët për qasjet e projektimit të punëve, për aspekte teknologjike për të siguruar efikasitetin e prodhimit dhe organizimit të punës;
  • Zhvillojnë dhe aplikojnë procese kimike për prodhimin e substancave, materialeve apo mineraleve;
  • Përgatisin ose koordinojnë të gjithë dokumentacionin e duhur tekniko–ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet të ndryshme;
  • Përgatisin artikuj dhe raportetë ndryshme shkencore;
  • Vlerësojnë shpenzimet e përgjithshme dhe përgatitin plane të detajuara të kostos, si mjete për kontroll buxhetor;
  • Hartojnë dhe mbikëqyrin mirëmbajtjen periodike dhe riparimet të mundshme të sistemeve, pajisjeve dhe makinerive të fushave përkatëse;
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Mbikëqyrin e punëtorë të tjerë.
  • Hartojnë rregullore të sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
  • Komunikojnë me profesionalizëm me klientët në njësinë e shërbimit;
  • Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
  • Zbatojnë rregullat e sigurisë në punëdhe të mbrojtjes së mjedisit.

.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të lartë.
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Kualifikimet pasuniversitare përbëjnë avantazh në punësim dhe zhvillim karriere.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye