2143Inxhinierë mjedisi

Grup njësi · 5 profesione

Përshkrimi

Inxhinieri/ja e mjedisit kryen kërkime dhe këshillime mbi hartimin dhe zbatimin i drejtpërdrejtë të zgjidhjeve për të parandaluar, kontrolluar ose korrigjuar ndikimet negative të veprimtarisë njerëzore mbi mjedisin, duke përdorur një shumëllojshmëri disiplinash inxhinierike. Ai/ajo kryen vlerësime mjedisore të projekteve të ndërtimit dhe inxhinierisë civile, aplikon parime dhe metoda inxhinierike për kontrollin e ndotjes, riciklimin dhe depozitimin e mbetjeve, si dhe vlerëson pajtueshmërinë e zbatimit të rregulloreve dhe udhëzimeve mjedisore të ndryshme nga organizatat, duke zhvilluar plane dhe zgjidhje për të mbrojtur, ruajtur, rivendosur, minimizuar dhe parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të mjedisit. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione publike apo private që ofrojnë shërbime të mbrojtjes së mjedisit, institucione arsimore, në laboratorë të ndryshëm apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë hulumtime, vlerësime dhe raportime mbi ndikimin mjedisor të ndërtimeve ekzistuese dhe të propozuara të inxhinierisë civile dhe aktivitete të tjera;
  • Kryejnë inspektimin e objekteve industriale dhe komunale për të vlerësuar efikasitetin operativ dhe për të siguruar përputhjen me rregulloret mjedisore;
  • Hartojnë dhe mbikëqyrin zhvillimin e sistemeve, proceseve dhe pajisjeve për kontrollin, manaxhimin ose rehabilitimit të ujit, ajrit apo cilësisë së tokës;
  • Kryejnë kërkime, testime dhe analiza për të identifikuar burimet e problemeve të mjedisit;
  • Vlerësojnë ndikimin që aktivitete, projekte dhe zhvillime të ndryshme potenciale ose të propozuara, mund të kenë në mjedis;
  • Rekomandojnë mënyra për të parandaluar, kontrolluar dhe rregulluar ndikimin e problemeve mjedisore;
  • Japin rekomandime nëse aktivitetet, projektet dhe zhvillimet e ndryshme duhet të vazhdojnë ose të ndërpriten, në varësi të efektit që kanë mbi mjedisin;
  • Zhvillojnë sisteme të manaxhimit të mjedisit dhe koordinojnë zbatimin e tyre për të mundësuar identifikimin, monitorimin dhe kontrollin e ndikimit të aktiviteteve, produkteve dhe shërbimeve të organizatave në mjedis;
  • Kryejnë auditime për të vlerësuar ndikimin e aktiviteteve, proceseve, mbetjeve, zhurmave dhe substancave ekzistuese në mjedis;
  • Vlerësojnë pajtueshmërinë e zbatimit të rregulloreve dhe udhëzimeve mjedisore të ndryshme nga organizatat duke identifikuar dhe shkeljet e tyre;
  • Përcaktojnë masat e duhura korrigjuese për shkeljet e identifikuara;
  • Përgatitin ose koordinojnë të gjithë dokumentacionin e duhur tekniko –ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet të ndryshme;
  • Kontrollojnë lejet, licencat, aplikimet e të dhëna të tjera, për të siguruar pajtueshmërinë me nevojat e licencimit;
  • Japin këshilla teknike dhe mbështetin organizatat për trajtimin e problemeve mjedisore në mënyrë që të reduktohet dëmtimi i mjedisit dhe të minimizohen humbjet financiare;
  • Bashkëpunojnë me shkencëtarë të mjedisit, planifikues, teknikë të trajtimit të mbetjeve të rrezikshme, inxhinierë të tjerë, si dhe specialistë të ligjit dhe të biznesit për të adresuar problemet e mjedisit;
  • Zhvillojnë plane dhe monitorojnë progresin e programeve të ruajtjes dhe përmirësimit të mjedisit;
  • Përgatitin artikuj dhe raporte shkencorë;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës dhe personelit tjetër të zyrës;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë
  • Të ketë aftësi analitike dhe sintetizuese

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si asistent. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në specialistit të fushës. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara apo trajnimit nëpërmjet punës, një inxhinier mjedisi mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: inxhinier i kontrollit të ndotjes së ajrit, analist mjedisi, inxhinier mjedisi, specialist i rehabilitimit mjedisor.

Profesionet në këtë grup

  • Inxhinier i kontrollit të ndotjes së ajrit
  • Analist mjedisi
  • Inxhinier mjedisi
  • Specialist i rehabilitimit mjedisor
  • Inxhinier për proceset e pastrimit të ujërave

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye