2147Inxhinierë metalurgë
Grup njësi · 6 profesione
Përshkrimi
Inxhinierët metalurgë studiojnë, dizajnojnë dhe zhvillojnë metalet dhe komponentët e tyre, duke nxjerrë apo prodhuar njësi të vogla dhe struktura të mëdha që variojnë që nga elementë të vegjël me precizion të lartë e deri të pjesët e mëdha inxhinierike. Këshillojnë dhe studiojnë mbi aspektet metalurgjike të proceseve, materialeve dhe produkteve të veçanta.
Detyrat kryesore
- Përcaktojnë me klientin kërkesat e njësive apo makinerive që do prodhohen;
- Këshillojnë për tipat e gjithë metaleve që përdoren për qëllime të ndryshme;
- Bëjnë rekomandime dhe këshillojnë për qëndrueshmërinë e produktit;
- Ndërmarrin studime për produkt të ri;
- Krijojnë dizenjime të sakta për komponentët që kërkohen;
- Zhvillojnë zgjidhje inovative të problemeve që hasen;
- Investigojnë dobësinë e metalit, dështimin e tij apo dekompozimin e tij;
- Mbikëqyrin gjithë proceset për kontrollin e cilësisë;
- Përdorin aplikacione specifike në kompjuter për të mbikëqyrë prodhimin;
- Kryejnë analiza laboratorike të mostrave të prodhuara;
- Përdorin teknika shkatërruese dhe jo shkatërruese për të testuar kompozimin e tij;
- Investigojnë pasuritë e metaleve dhe aliazheve, zhvillojnë aliazhe të reja dhe këshillojnë për krijimin e tyre;
- Mbikëqyrin aspektet teknike të metaleve dhe prodhimit e të përpunimit të aliazheve;
- Mbikëqyrin proceset e riparimit;
- Investigojnë problemet gjatë prodhimit të metaleve;
- Monitorojnë personelin në punë;
- Respektojnë rregullat e sigurisë në punë dhe mbrojtjes së mjedisit;
- Rritin aftësitë e veta në këtë profesion.
Kërkesat
- Arsim i Larte, preferohet Inxhinieri Metalurg;
- Aftësi analitike dhe komunikuese;
- Preferohen specializime dhe kualifikime te vazhdueshme.
Informacion shtesë
Një individ mund të nisë punë si teknik i inxhinierisë së metalurgjisë. Me arsim të lartë ai mund të punësohet si inxhinier metalurgjie. Me kurse dhe kualifikime mund të marrë dhe pozicione drejtuese. Inxhinieri metalurg punësohet kryesisht në industrinë e nxjerrjes dhe përpunimit të metaleve, por dhe në industrinë kimike etj.
Profesionet në këtë grup
- Inxhinier fonderie
- Inxhinier metalurg për minerale radioaktive
- Inxhinier metalurg për prodhimin dhe pastrimin e metaleve
- Inxhinier metalurg për prodhimin/trajtimin e metaleve
- Inxhinier siderurgjisë
- Inxhinier metalurg

