2148Inxhinierë nafte dhe gazi

Grup njësi · 4 profesione

Përshkrimi

Inxhinier nafte dhe gazi dizajnon dhe zhvillon metoda për nxjerrjen e naftës dhe gazit nga depozitat poshtë sipërfaqes së tokës. Ai dizajnon gjithë pajisjet për nxjerrjen e naftës dhe gazit, organizon dhe mbikëqyr gjithë procesin e nxjerrjes së naftës dhe gazit për të garantuar cilësinë e produktit, reduktimin e kostos dhe rritjen e fitimit, duke pasur qasje miqësore me mjedisin.

Detyrat kryesore

  • Dizajnojnë hapjen e gropave dhe urdhërojnë gërmimin, duke përdorur pajisjet e posaçme shpuese;
  • Përdorin harta dhe planifikojnë gjithë zonën ku do gërmohet;
  • Kryejnë bashkë me profesionistë të tjerë studim fizibiliteti;
  • Dizajnojnë, vë në funksionimin dhe riparojnë tubacionet dhe sistemet kryesore;
  • Monitorojnë procesin e nxjerrjes së naftës dhe gazit;
  • Dizajnojnë dhe monitorojnë procesin e lidhjes së shtëpive apo bizneseve me rrjetin e gazit;
  • Instalojnë dhe garantojnë pajisje për ruajtjen e presionit të gazit;
  • I përgjigjen problematikave që hasen, veçanërisht rrjedhjes së gazit;
  • Ndjekin dhezbatojnë rregullat dhe procedurat e sigurisë në punë;
  • Regjistrojnë dhe përditësojnë informacionin për aktivitetet shpuese;
  • Rekrutojnë dhe trajnojnë personelin, garantojnë punën në ekip dhe përfundimin në afat të procesit;
  • Garantojnë zbatimin e ligjeve dhe rregullave në fuqi për nxjerrjen e naftës dhe gazit;
  • Mbajnë përgjegjësi për eficiencën dhe sigurinë e shpimeve;
  • Mbikëqyrin largimin e gjithë mbetjeve dhe pajisjeve nga vendet e shpimit;
  • Marrin pjesë në procesin e mbylljes së gropave dhe riparimin e sipërfaqes së tokës, kopshteve dhe rehabilitimit të mjedisit pas përfundimit të procesit të nxjerrjes;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë;
  • Rritin aftësitë e veta profesionale.

Kërkesat

  • Arsim i lartë, preferohet Inxhinieri nafte e gazi;
  • Aftësi analitike dhe komunikuese.

Informacion shtesë

Një individ mund ta nisë punën si një teknik/inxhinieri miniera (nafte dhe gazi natyror). Për këtë nevojitet arsim profesional para universitar. Me kryerjen e arsimit të lartë në Inxhinieri mund të punësohet si Inxhinier nafte dhe gazi. Me kualifikime dhe eksperiencë pune ai mund të marrë detyra drejtuese. Por mund dhe të punojë në institucione shkencore e kërkimore.

Profesionet në këtë grup

  • Inxhinier shpimi puse nafte dhe gazi
  • Inxhinier shfrytëzimi për puse nafte dhe gazi
  • Inxhinier prodhimi nafte dhe gazi
  • Inxhinier për naftën dhe gazit natyror

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye