2145Inxhinierë kimistë

Grup njësi · 25 profesione

Përshkrimi

Inxhinierët kimike kryejnë kërkime dhe zhvillojnë, këshillojnë ose drejtojnë proceset kimike komerciale dhe prodhimin e një sërë substancash dhe produktesh të tilla si: nafta bruto, derivatet e naftës, produktet ushqimore dhe pijet, ilaçet apo materialet sintetike. Ata drejtojnë mirëmbajtjen dhe riparojnë impiantet dhe pajisjet kimike dhe studiojnë e këshillojnë mbi aspektet kimike të materialeve, produkteve apo proceseve të veçanta.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë studime dhe këshillojnë, e zhvillojnë procese kimike të shkallës komerciale për të përpunuar naftën bruto dhe lëndët e tjera të lëngshme apo tëgazta, si dhe për të prodhuar substanca dhe produkte të tilla si: derivatet e karburantit, eksplozive, produkte ushqimore dhe pije, ilaçe apo materiale sintetike;
  • Specifikojnë metodat e prodhimit kimik, materialet dhe standardet e cilësisë, si dhe sigurojnë që ato të jenë konform specifikimeve teknike;
  • Krijojnë standarde dhe procedura kontrolli për të garantuar sigurinë dhe eficiencën e operacioneve të prodhimit të kimikateve dhe sigurinë në punë të punëtorëve;
  • Dizajnojnë pajisjet e impianteve kimike dhe hartimin e proceseve për prodhimin e kimikateve dhe produkteve;
  • Kryejnë teste gjatë fazës së prodhimit për të përcaktuar nivelin e kontrollit mbi ndryshimet që hasen, përfshi temperaturën, dendësinë, gravitetin specifik dhe presionin;
  • Zhvillojnë procedura të sigurisë së shëndetit në punë;
  • Përgatisin llogaritjet e kostove të prodhimit dhe progres raportin e produkteve për personelin manaxhues;
  • Kryejnë studime laboratorike të hapave në prodhimin e produkteve të reja dhe testojnë proceset e propozuara në shkallë të vogël, të tilla si impiante pilot;
  • Mbikëqyrin dhe drejtojnë punën e personelit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes së mjedisit;
  • Rritin aftësitë e veta profesionale.

Kërkesat

  • Arsim i Larte, preferohet Inxhinieri Kimike;
  • Aftësi analitike dhe komunikuese;
  • Preferohen specializime dhe kualifikime te vazhdueshme.

Informacion shtesë

Një individ mund të nisë punë si teknik i inxhinierisë kimike, apo si kontrollor i procesit kimik duke pasur vetëm arsim para universitar. Me pas kryerjen e arsimit të lartë, në Inxhinieri Kimike dhe kurse kualifikuese mund të punësohet si inxhinier kimik. Inxhinieri Kimik mund të punësohet në sektorë të ndryshëm, të karburanteve, letrës, plastikës, artikujve ushqimore e pijeve etj.

Kualifikimet pasuniversitare përbëjnë avantazh në punësim dhe zhvillim karriere.

Profesionet në këtë grup

  • Inxhinier/teknolog në fabrikë
  • Inxhinier/teknolog në fabrikë birre
  • Inxhinier/teknolog në fabrikimin e pneumatikëve
  • Inxhinier/teknolog për artikujt ushqimor dhe pije
  • Inxhinier/teknolog për bojërat
  • Inxhinier/teknolog për fibrat artificiale dhe sintetike
  • Inxhinier/teknolog për karburantet
  • Inxhinier/teknolog për kauçukun
  • Inxhinier/teknolog për letrën
  • Inxhinier/teknolog për materiale plastike
  • Inxhinier/teknolog për naftë dhe gaz natyral
  • Inxhinier/teknolog për polimerët
  • Inxhinier kimist
  • Inxhinier kimist në fabrikë
  • Inxhinier kimist në filaturë
  • Inxhinier kimist për artikuj ushqimor dhe pije
  • Inxhinier kimist për letrën
  • Inxhinier kimist për materiale plastike
  • Inxhinier kimist për naftë dhe gaz natyral
  • Inxhinier kimist specialist gazi
  • Inxhinier kimist/specialist për karburantet
  • Inxhinier kimist/specialist për kauçukun
  • Inxhinier kimist/specialist për ngjyrat dhe bojërat
  • Inxhinier i proceseve të rafinimit
  • Inxhinier kimist/specialist për materiale ndërtimi

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye