2149Inxhinierë të tjerë që nuk janë klasifikuar diku tjetër

Grup njësi · 15 profesione

Përshkrimi

Në këtë grup hyjnë inxhinierë që nuk janë klasifikuar në dy grupet 214 dhe 215. Këtu përfshihen ata specialistë të inxhinierisë që kryejnë kërkime, këshillojnë dhe zhvillojnë procedura dhe zgjidhje inxhinierike, lidhur me sigurinë në vendin e punës, inxhinieri biomjekësore, optike, për pastrimin e mjediseve industriale, inxhinierë merceologë etj.

Detyrat kryesore

  • Dizajnojnë, zhvillojnë dhe vlerësojnë sisteme dhe produkte biologjike, shëndetësore, si organe artificiale, proteza, sisteme imazhi të rezonancës magnetike, pajisje për kontrollin e funksioneve të trupit etj.;
  • Dizajnojnë kampionët e instrumenteve optikë, si lente, mikroskopë, teleskopë, lazer, sisteme të disqeve optike dhe të tjera pajisje që përdoren për të shfrytëzuar mundësitë e dritës;
  • Dizenjojnë impiante apo pajisje që përdoren për pastrimin e ambienteve industriale;
  • Vlerësojnë dëmet dhe bëjnë llogaritje operacionet e projekteve të tyre inxhinierike;
  • Studiojnë dhe këshillojnë mbi aspektet inxhinierike të proceseve të veçanta të prodhimit;
  • Identifikojnë rreziqet e mundshme dhe sugjerojnë procedurat dhe pajisjet e sigurisë;
  • Marrin masa për të shmangur ndotjen e mjedisit dhe zbatojnë rregullat e sigurisë në punë;
  • Organizojnë dhe mbikëqyrin gjithë operacionet e punës në projektet e tyre inxhinerike;
  • Marrin përsipër përgjegjësitë për problemet e hasura gjatë punës dhe japin zgjidhje;
  • Japin këshilla për maksimizimin e krahut të punës, rekrutimit të punëtorëve të kualifikuar, uljes së kostove të prodhimit;
  • Rritin aftësitë e tyre profesionale.

Kërkesat

  • Arsim i lartë, preferohet në inxhinieri;
  • Aftësi për të vepruar;
  • Aftësi analitike dhe komunikuese.

Informacion shtesë

Një individ mund ta nisë punën si një teknik inxhinierik. Për këtë nevojitet arsim profesional para universitar. Me kryerjen e arsimit të lartë në Inxhinieri mund të punësohet si Inxhinier që përfshihet në këtë grup. Me kualifikime dhe eksperiencë pune ai mund të marrë detyra drejtuese. Por mund dhe të punojë në institucione shkencore e kërkimore.

Profesionet në këtë grup

  • Inxhinier këshilltar për organizimin industrial
  • Inxhinier për organizimin shkencor të punës
  • Inxhinier për pastrimin e ambienteve industriale
  • Merceolog i lartë i përgjithshëm
  • Merceolog industrial
  • Merceolog profil turizmi
  • Merceolog ushqimor
  • Inxhinier mekatronik
  • Inxhinier në biomjekësi
  • Inxhinier për pajisje e lëndë shpërthyese
  • Inxhinier për shpëtim detare
  • Inxhinier për studimin e materies
  • Inxhinier i studimeve hapësinore
  • Inxhinier për sigurinë
  • Inspektor investigimi i aksidenteve/incidenteve ajrore në aviacionin civil

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye