2141Inxhinierë industrial dhe prodhimi

Grup njësi · 12 profesione

Përshkrimi

Inxhinieri industrial dhe i prodhimit, studion,dizajnon programe për koordinimin e veprimtarive prodhuese dhe vlerëson nëse janë kosto efektive dhe të sigurta . Ai organizon dhe mbikëqyr procesin e prodhimit me qëllim nxjerrjen e produktit me cilësi të lartë, duke përdorur metodat efektive dhe me kosto të ulët, ndërsa redukton impaktin e dëmshëm tek mjedisi.

Detyrat kryesore

  • Studiojnë dhe dizajnojnë sisteme të reja ergonomiketë projektimit të punës dhe procese prodhimi për produkte të reja ose për të përmirësuar ato ekzistuese;
  • Studiojnë strukturat organizative dhe informacionet e projektit për të përcaktuar funksionet dhe përgjegjësitë e punonjësve dhe për të identifikuar zonat ku nevojitet dublimi i punëtorëve;
  • Krijojnë programe të matjes së punës së punëtorëve dhe analizojnë kampionë të pjesëve të punës për përcaktuar standardet e përdorimit të punës në tërësi (normat e punës);
  • Organizojnë procesin e hapjes dhe mbylljes së veprimtarisë prodhuese, për të garantuar sa më pak humbje;
  • Përcaktojnë specifikimet për prodhimin, tipin e materialeve, pajisjet, tubacionet, rrjedhën e materialeve, kapacitetet etj. për procesin industrial dhe të prodhimit;
  • Vendosin standarde dhe politika për instalime, modifikime, kontrollin e cilësisë, testime, inspektime dhe mirëmbajtjen e impiantit në përputhje me parimet inxhinierike dhe rregullat e sigurisë në punë;
  • Inspektojnë procesin e prodhimit dhe japin zgjidhje për problematikat e hasura gjatë tij;
  • Bashkëpunojnë me profesionistë të tjerë për të maksimizuar produktin, për të manaxhuar buxhetin, për të rekrutuar punonjës të kualifikuar, si dhe për t’i trajnuar ata;
  • Ekzaminojnë dhe tenderojnë pajisje të reja për të garantuar cilësi të lartë me çmimin më të mirë;
  • Drejtojnë mirëmbajtjen e ndërtesave dhe pajisjeve dhe koordinojnë kriteret për projekte të reja dhe grafikë të rinj të mirëmbajtjes.
  • Aplikojnë teknologjitë e avancuara inxhinierike për të përmirësuar produktin;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë dhe rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Menaxhojnë personelin ndihmës;
  • Rritin aftësitë e veta profesionale.

Kërkesat

  • Arsim i lartë, Inxhinieri prodhimi;
  • Aftësi analitike dhe komunikuese.

Informacion shtesë

Kualifikimet pasuniversitare përbëjnë avantazh në punësim dhe zhvillim karriere.

Një individ mund ta nisë punën si një teknik inxhinierik për makineri prodhuese dhe industriale. Për këtë nevojitet arsim profesional para universitar. Me kryerjen e arsimit të lartë në Inxhinieri mund të punësohet si Inxhinier industrial dhe prodhimi. Me kualifikime dhe eksperiencë pune ai mund të marrë detyra drejtuese në sektorin ku realizon projektet inxhinerike. Mund te punojë edhe në institucione shkencore e kërkimore.

Profesionet në këtë grup

  • Inxhinier druri
  • Inxhinier për regjjen e lëkurëve
  • Inxhinier planimetrie
  • Inxhinier prodhimi
  • Inxhinier qelqi
  • Inxhinier qeramike
  • Inxhinier robotike
  • Inxhinier sigurimi teknik
  • Inxhinier sistemesh jo informatike
  • Inxhinier stampimi
  • Inxhinier tekstilesh
  • Inxhinier efikasiteti industrial

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye