2146Inxhinierë minierash dhe profesionistëve të lidhura me to
Grup njësi · 40 profesione
Përshkrimi
Inxhinieri i minierave dizajnon dhe krijon sisteme që përdoren për të lokalizuar, nxjerrë dhe transportuar burime natyrore. Ata zhvillojnë dhe dizajnojnë pajisje të reja për punën në minierë dhe sigurohen që gjithë procedurat në minierën të jenë të sigurta dhe efeciente. Ata krijojnë pajisje dhe teknika që janë miqësore me ruajtjen e mjedisit.
Detyrat kryesore
- Kryejnë studime për të përcaktuar vendndodhjen e mineraleve dhe burimeve natyrore;
- Dizajnojnë dhe përcaktojnë metoda për nxjerrjen e mineraleve;
- Kryejnë eksplorime në bashkëpunim me gjeologë apo profesionistë të tjerë, rishikojnë harta dhe bëjnë shpime për të përcaktuar jo vetëm vendin, por dhe hapësirën, rreziqet dhe vlerën e depozitave minerale;
- Shqyrtojnë dhe marrin në konsideratë faktorët e sigurisë, të kostove operacionale, të karakteristikave të depozitave minerare, thellësinë e shpimit dhe tëgjithë efektet mjedisore përreth;
- Planifikojnë, rekomandojnë dhe koordinojnë procesin e nxjerrjes së mineraleve, tipin e pajisjeve, kapacitetin e tyre, si dhe përdorimin sa më eficient të krahut të punës;
- Dizajnojnë dhe drejtojnë direkt gjithë operacionet ndërtuese, si: vendin dhe ndërtimin e tuneleve, puseve, dhomave nëntokë, rrugët hyrëse e dalëse etj.;
- Dizajnojnë, zbatojnë dhe monitorojnë projektet ndihmëse, si: furnizimi me energji e ujë, sistemi i ventilimit, sistemi i kontrollit të gazit, kullimit, sistemet hekurudhore dhe transportuese, sistemet pastruese, klasifikuese dhe tëreduktimit të mbetjeve;
- Analizojnë kërkesat për punësim, nevojat për pajisje dhe kostot operacionale;
- Mbikëqyrin gjithë operacionet nëntokë dhe në sipërfaqe, si dhe vlerësojnë cilësitë e materialit të nxjerrë;
- Garantojnë sigurinë e pajisjeve që përdoren në minierë dhe kërkojnë furnizime për pajisje të reja;
- Aplikojnë njohuritë einxhinierisë minerare për të zgjidhur problemet që cënojnë mjedisin;
- Ndryshojnë dhe urdhërojnë mbylljen e një procesi dhe nisjen e gërmimeve në vende të tjera;
- Përcaktojnë metodat për transportimin e materialeve në impiantet e prodhimit;
- Marrin pjesë në procesin final dhe në procesin rehabilitues të zonës, pas përfundimit të procesit të nxjerrjes së mineraleve;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë dhe rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Menaxhojnë personelin e tyre ndihmës;
- Rritin aftësitë e tyre profesionale.
Kërkesat
- Arsim i lartë, ne Inxhinieri Minierash;
- Aftësi për të vepruar;
- Aftësi analitike dhe komunikuese.
Informacion shtesë
Një individ mund ta nisë punën si një teknik të minierave. Për këtë nevojitet arsim profesional para universitar. Me kryerjen e arsimit të lartë në Inxhinieri mund të punësohet si Inxhinier Minierash. Me kualifikime dhe eksperiencë pune ai mund të marrë detyra drejtuese në minierë. Por mund dhe të punojë në institucione shkencore e kërkimore.
Profesionet në këtë grup
- Inxhinier minierash
- Inxhinier minierash qymyri
- Inxhinier minierash të mineraleve radioaktive
- Inxhinier minierash/mineral metalik
- Inxhinier nëntoke në minierë
- Inxhinier/drejtues teknik në kërkim-zbulim
- Inxhinier/drejtues teknik në shfrytëzim
- Inxhinier/drejtues teknik në përpunim
- Inxhinier/drejtues teknik në ndërtime punimesh nëntokësore
- Inxhinier/studiues në kërkim-zbulim
- Inxhinier/mbikëqyrje në kërkim-zbulim
- Inxhinier/monitorimi në kërkim-zbulim
- Inxhinier/konsulent në kërkim-zbulim
- Inxhinier/projektues në kërkim-zbulim
- Inxhinier/konsulent në kërkim-zbulim
- Inxhinier/vlerësues në kërkim-zbulim
- Inxhinier/projektues në matje topogjeodezike për kërkim-zbulim
- Inxhinier/konsulent në matje topogjeodezike për kërkim-zbulim
- Inxhinier /vlerësues në matje topogjeodezike për kërkim-zbulim
- Inxhinier/studiues për shfrytëzime minerare
- Inxhinier/mbikëqyrje për shfrytëzime minerare
- Inxhinier/monitorimi për shfrytëzime minerare
- Inxhinier/projektues në shfrytëzime minerare
- Inxhinier/ konsulent në shfrytëzime minerare
- Inxhinier /vlerësues në shfrytëzime minerare
- Inxhinier/ studiues për përpunime të mineraleve
- Inxhinier/ mbikëqyrje për përpunime të mineraleve
- Inxhinier për monitorimin për përpunime të mineraleve
- Inxhinier/projektues për përpunim të mineraleve
- Inxhinier/konsulent për përpunim të mineraleve
- Inxhinier/vlerësues për përpunim të mineraleve
- Inxhinier studiues për matje topo-markshajderike
- Inxhinier/ mbikëqyrjeje për matje topo-markshajderike
- Inxhinier/ për monitorimin e matje topo-markshajderike
- Inxhinier/projektues në hapjen e punimeve minerale, infrastrukturë rrugor, hidrocentrale, naftë-gazsjellës apo punime të tjera civile
- Inxhinier/konsulent në hapjen e punimeve minerale, infrastrukturë rrugor, hidrocentrale, naftë-gazsjellës apo punime të tjera civile
- Inxhinier/vlerësues në hapjen e punimeve minerale, infrastrukturë rrugor, hidrocentrale, naftë-gazsjellës apo punime të tjera civile
- Inxhinier/kolaudues në hapjen e punimeve minerale, infrastrukturë rrugor, hidrocentrale, naftë-gazsjellës apo punime të tjera civile
- Inxhinier /supervisor në hapjen e punimeve minerale, infrastrukturë rrugor, hidrocentrale, naftë-gazsjellës apo punime të tjera civile
- Inxhinier Miniere/Markshajder

