2Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)
Grup i madh · 6 Nëngrupe
Përshkrimi
Specialistët me arsim të lartë (profesionistët) zgjerojnë bagazhin ekzistues të njohurive, aplikojnë koncepte dhe teoritë shkencore apo artistike, japin mësim për to në mënyrë sistematike ose angazhohen në ndonjë nga kombinimet e këtyre tri aktiviteteve. Shumica e profesioneve në këtë grup kryesor kërkojnë shkathtësitë e nivelit të katërt të kompetencës sipas niveleve të LKP.
Detyrat kryesore
- Realizojnë analiza dhe hulumtime, dhe zhvillojnëkoncepte, teori dhe metoda operative;
- Këshillojnë aktorë të ndryshëm, duke përdorur njohuritë ekzistuese, që lidhen me shkencat fizike, matematike, inxhinierike dhe teknologjinë, si dhe me shkencat e jetës duke përfshirë shërbimet mjekësore dhe shëndetësore, shkencat shoqërore dhe humane;
- Realizojnë mësimdhënien e teorisë dhe praktikës të një ose më shumë disiplinave në nivele të ndryshme të arsimimit;
- Realizojnë mësimdhënien dhe edukimin e personave me aftësi të kufizuara;
- Ofrojnë shërbime të ndryshme ligjore, shoqërore dhe të biznesit;
- Krijojnë dhe performojnë vepra të artit;
- Ofrojnë shërbime shpirtërore;
- Përgatisin dokumente dhe raporte shkencore;
- Mbikëqyrin të tjerët.

