2142Inxhinierë civilë

Grup njësi · 38 profesione

Përshkrimi

Inxhinierët civilë kryejnë studime, këshillojë, dizajnojnë dhe drejtojnë ndërtimet. Manaxhojnë punimet dhe mirëmbajtjen e strukturave inxhinierike civile. Studiojnë dhe këshillojnë mbi aspektet teknologjike të materialeve të veçanta.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë studime dhe zhvillojnë teori dhe metoda të reja ose të përmirësuara që lidhen me inxhinierinë civile;
  • Këshillojnë mbi osedizajnojnë struktura të tilla si: ura, diga, doke, rrugë, aeroporte, hekurudha, kanale, tubacione, sisteme të manaxhimit të mbetjeve, apo kontrollit të përmbytjeve dhe ndërtesa të tjera industriale dhe komplekse të mëdha;
  • Përcaktojnë metodat specifike të ndërtimit, materialet dhe standardin e cilësisë së tyre, si dhe drejtojnë punën në ndërtim;
  • Krijojnë sisteme të kontrollit për të siguruar funksionimin efecient të strukturave, sigurinë në punë dhe mbrojtjen e mjedisit;
  • Organizojnë dhe drejtojnë mirëmbajtjen dhe riparimet në strukturat ekzistuese të inxhinierisë civile;
  • Analizojnë sjelljen e tokës dhe shkëmbit kur vendoset nën presion nga strukturat e propozuara dhe projektojnë themelet strukturore të objekteve;
  • Analizojnë stabilitetin e strukturave dhe testojnë sjelljen dhe qëndrueshmërinë e materialeve të përdorura në ndërtimin e tyre;
  • Respektojnë rregullat e sigurimit në punë dhe të mbrojtës së mjedisit;
  • Menaxhojnë dhe mbikëqyrin personelin;
  • Rritin aftësitë e veta profesionale.

Kërkesat

  • Arsim i lartë Inxhinieri, kualifikime sipas sektorit p.sh. Inxhinier ndërtimi, hidrolog, hidraulik, mjedisi, etj.;
  • Nevojitet licenca e profesionit të lirë të Arkitektit, Planifikuesit Urban, Inxhinierit.
  • Aftësi komunikuese e manaxhuese;
  • Preferohen specializime dhe kualifikime të vazhdueshme.

Informacion shtesë

Për këtë profesion arsimi i lartë është i detyrueshëm. Ata mund të punësohen në organizata biznesi dhe në institucione të ndryshme publike dhe jopublike apo institucione kërkimore. Me aftësi manaxhuese mund të marrin dhe role drejtuese. Mund të punojnë dhe si arkitekt apo dizenjues fale eksperiencës dhe kualifikimeve.

Profesionet në këtë grup

  • Inxhinier/Supervizor në ndërtim
  • Inxhinier civil
  • Inxhinier hidraulik
  • Inxhinier hidrolog
  • Inxhinier mjedisi/drejtim energjetikë
  • Inxhinier mjedisi –trajtim ujërash
  • Inxhinier ndërtesash
  • Inxhinier ndërtimesh dhe instalimesh në porte detare
  • Inxhinier ndërtimi/mjedis –trajtim ujërash
  • Inxhinier për instalime higjieno-sanitare
  • Inxhinier për mekanikën e tokave
  • Inxhinier për ndërtesa dhe punime publike
  • Inxhinier për ndërtimin e aeroporteve
  • Inxhinier për ndërtimin e armaturave metalike
  • Inxhinier për ndërtimin e hekurudhave
  • Inxhinier për ndërtimin e kullave
  • Inxhinier për ndërtimin e magazinave të portit dhe skelave
  • Inxhinier për ndërtimin e oxhaqeve
  • Inxhinier për ndërtimin e porteve
  • Inxhinier për ndërtimin e rrugëve dhe autostradave
  • Inxhinier për ndërtimin e skeleteve të ndërtesave
  • Inxhinier për ndërtimin e tuneleve
  • Inxhinier për ndërtimin e urave
  • Inxhinier për punime bregdetare
  • Inxhinier për sistemet e ujitjes
  • Inxhinier për zonën rurale
  • Inxhinier restaurues
  • Inxhinier, ekspert për llogaritje dëmtimesh nga aksidentet(kompani sigurimesh)
  • Inxhinier zbatimi në ndërtim
  • Inxhinier, kolaudator të punimeve të zbatimit në ndërtim
  • Inxhinier infrastrukture dhe transporti
  • Projektues për rrugë
  • Projektues për hekurudha
  • Projektues për vepra arti
  • Projektues për vepra hidraulike
  • Inxhinier/mbikëqyrës punimesh në ndërtim
  • Vlerësues pasurie i shkallës së parë për ndërtesa dhe tokë truall
  • Vlerësues pasurie i shkallës së dytë për ndërtesa dhe tokë truall

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye