2144Inxhinierë mekanikë
Grup njësi · 39 profesione
Përshkrimi
Inxhinieri mekanik kryen studime, këshillon, dizajnon dhe drejton prodhimin e makinerive, avionëve, anijeve, impianteve mekanike dhe industriale, pajisjeve dhe sistemeve. Ai këshillon dhe drejton funksionimin e këtyre pajisjeve, mirëmbajtjen dhe riparimin. Studion dhe këshillon mbi aspektet mekanike të materialeve, proceseve apo produkteve të veçanta.
Detyrat kryesore
- Këshillojnë dhe dizajnojnë makineri dhe mjete për industrinë prodhuese, për minierat, ndërtimin, bujqësinë dhe qëllime të tjera industriale;
- Këshillojnë dhe projektojnë motorë me avull, me djegie të brendshme dhe jo elektrikë, motorë që përdoren për shtyrjen e lokomotivave të hekurudhës, motorë për mjete transporti rrugor, avionë dhe për makineri të tjera industriale;
- Këshillojnë ose dizajnojnë: konstruksione metalike, impiante mekanike dhe pajisje për çlirimin, kontrollin dhe përdorimin e energjisë, sisteme te nxehjes, ventilimit, ngrirjes, pajisje për grup timoni, pompa dhe pajisje të tjera mekanike;
- Këshillojnë dhe dizajnojnë korniza ajri, shasi dhe pajisje të tjera për avionë, si dhe sisteme ndaluese, frena, trupa makinash dhekomponentë të tjerë të mjeteve rrugore;
- Këshillojnë dhe dizajnojnë pjesë jo elektrike të aparaturave ose produkteve si procesorëWord-i, kompjuterë, instrumente të precizionit të lartë, kamera e projektorë;
- Krijojnë procedura dhe standarde kontrolli për të garantuar funksionimin efecient dhe sigurinë e makinave, makinerive, mjeteve, motorëve, impianteve industriale, pajisjeve apo sistemeve;
- Sigurojnë që pajisja, funksionimi apo mirëmbajtja të përputhen me specifikimet e projektimit dhe standardet e sigurisë;
- Monitorojnë dhe mbikëqyrin personelin;
- Zbatojnë rregullat e sigurisë në punë dhe mbrojtjes së mjedisit;
- Rritin aftësitë e veta profesionale.
Kërkesat
- Arsim i Larte, preferohet Inxhinieri Mekanike;
- Aftësi analitike dhe komunikuese;
- Preferohen specializime dhe kualifikime te vazhdueshme.
Informacion shtesë
Një individ mund të nisë punë duke përfunduar arsim profesional si teknik në inxhinierinë mekanike. Me kryerjen e arsimit të lartë ai mund të punësohet si Inxhinier Mekanik. Një inxhinier mekanik mund të punësohet në industrinë e avionëve, anijeve prodhimit të makinave, trenave etj. Me eksperiencë dhe aftësi komunikimi ai mund të kryejë dhe detyra manaxhuese e drejtuese në sektorët që kanë lidhje me profesionin e tij.
Kualifikimet pasuniversitare përbëjnë avantazh në punësim dhe zhvillim karriere.
Profesionet në këtë grup
- Arkitekt për ndërtime navale
- Inxhinier frigoriferësh
- Inxhinier lubrifikimesh
- Inxhinier mekanik
- Inxhinier mekanik bujqësor
- Inxhinier mekanik industrial
- Inxhinier mekanik klimatizimi
- Inxhinier mekanik në mekanikën e precizionit
- Inxhinier mekanik për ftohje/ngrirje
- Inxhinier mekanik për instrumente shkencorë
- Inxhinier mekanik për konstruksione mekanike dhe mjete pune
- Inxhinier mekanik për lokomotiva
- Inxhinier mekanik për motorët detarë dhe pajisje të bordit
- Inxhinier mekanik për motorët me djegie të brendshme
- Inxhinier mekanik për ndërtime navale
- Inxhinier mekanik për ngrohje-ventilim-ftohje
- Inxhinier mekanik të turbinave me gaz
- Inxhinier mekanik, vlerësues dëmesh në sigurime
- Inxhinier për motorët e lokomotivave
- Inxhinier termik
- Inxhinier mekanik për montimin e impianteve
- Inxhinier mekanik për makinerive industriale
- Inxhinier mekanik për instalimin e sistemeve hidraulike e pneumatike,
- Inxhinier mekanik për tubacioneve
- Inxhinier mekanik për teknologji mekanike
- Inxhinier mekanik në mekanikë dhe automatizim industrial
- Inxhinier mekanik në mirëmbajtje makinerish e pajisjesh të industrisë
- Inxhinier mekanik për riparim e mirëmbajtje të mjeteve të transportit tokësor,
- Inxhinier mekanik transporti
- Inxhinier mekanik në transportin detar e ajror
- Inxhinier mekanik në naftë
- Inxhinier mekanik në miniera
- Inxhinier mekanik në tekstil
- Inxhinier mekanik në sisteme të kondicionimit të ajrit, ngrohje-ftohje
- Inxhinier mekanik në sisteme të komandimit hidraulik dhe pneumatik
- Inxhinier mekanik në byronë e studimit dhe projektimit
- Inxhinier aeronautike
- Inxhinier mekanik në anije/ inxhinier marine
- Specialist për kontrollin e autoshkollave

