751Punonjës në teknologjinë ushqimore
Grup i vogël · 8 Nëngrupe
Përshkrimi
Punonjësit e teknologjisë ushqimore merren me përgatitjen, përpunimin dhe tregtinë e ushqimit për konsum. Ata merren me therjen e kafshëve për mish dhe përgatitjen e nënprodukteve të mishit, përgatitjen e nënprodukteve të miellit, të perimeve, të frutave, përgatitjen e pijeve alkoolike dhe jo-alkoolike, përpunimin e duhanit etj. Ata merren me përpunimin, ambalazhimin, ruajtjen dhe tregtimin e tyre. Ata mund të punësohen në kompani të ndryshme shërbimesh, prodhimesh ushqimore, në shoqëri tregtare që kanë reparte të shërbimit ushqimor dhe të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Bëjnë preventivin e materialeve të duhura për prodhimin, përgatitjen e nënprodukteve në sasinë e kërkuar;
- Sigurojnë lëndën e parë të nevojshme për prodhimin e produktit;
- Përgatitin makineritë apo pajisjet për punë;
- Kryejnë peshime apo matje të sasisë së lëndës së parë që do të përdorin për prodhimin, përgatitjen e nënprodukteve;
- Përgatitin nënprodukte të miellit si: lloje të ndryshme të bukës, ëmbëlsira dhe produkte të tjera;
- Bëjnë pjekjen e produktit në temperaturën dhe kohën e duhur;
- Përpunojnë fruta, perime dhe përgatitin nënprodukte ushqimore prej tyre;
- Përpunojnë fruta dhe përgatitin pije alkoolike dhe jo-alkoolike;
- Përpunojnë qumështin dhe prodhojnë produkte dhe nënprodukte të tij;
- Përpunojnë duhanin dhe përgatitin produkte të tij;
- Kryejnë therjen e kafshëve dhe trajtimin e mishit dhe peshkut duke përgatitur nënprodukte të tyre dhe artikuj të ndryshëm ushqimor;
- Bëjnë prerjet dhe ambalazhimet e nevojshme;
- Kryejnë konservimin e frutave, perimeve, mishit, peshkut me metodat apo teknologjitë përkatëse etj.;
- Kryejnë degustimin e ushqimeve dhe pijeve;
- Ruajnë produktet dhe lëndën e parë në kushtet teknike dhe frigoriferike të duhura;
- Kryejnë tregtimin e produkteve dhe nënprodukteve ushqimore;
- Pastrojnë makineritë dhe pajisjet e përdorura;
- Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional në këtë fushë;
- Të ketë kryer për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës i teknologjisë ushqimore mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier teknolog, inxhinier kimist, etj..
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Punonjësit në këtë grup profesionesh mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si brumëgatues, bukëpjekës, pastiçier, prodhues të produkteve dhe nënprodukteve të qumështit, mishit, përpunues të frutave dhe perimeve, përpunues i duhanit etj.
Grupet në këtë grup
- 7511Kasapë, shitës peshku dhe përgatitës ushqimesh që lidhen me to
- 7512Bukëpjekës
- 7513Bërës produktesh brumi
- 7514Pastiçierë dhe të tjerë të ngjashme me to
- 7515Prodhues të produkteve dhe nënprodukteve të qumështit
- 7516Përpunues të frutave dhe perimeve
- 7517Degustues dhe klasifikues të ushqimeve dhe pijeve
- 7519Përgatitës të duhanit dhe prodhuesit e tij

