7514Pastiçierë dhe të tjerë të ngjashme me to
Grup njësi · 18 profesione
Përshkrimi
Pastiçieri dhe të tjerë të ngjashëm me to merret me përgatitjen e brumit të produkteve të pastiçerisë, të ëmbëlsirave, çokollatave, bakllavave, etj. si dhe pjekjen, zbukurimin, ambalazhimin dhe ruajtjen e tyre sipas kushteve të kërkuara. Ai mund të merret dhe me tregtimin e produkteve të prodhuara. Ai mund të punësohet në kompani të ndryshme shërbimi ushqimore, në shoqëri tregtare që kanë reparte të shërbimit ushqimor dhe të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Marrin porosinë nga klientët;
- Bëjnë preventivin e materialeve të duhura për prodhimin e produktit të kërkuar;
- Sigurojnë bazën e nevojshme materiale;
- Përgatitin makineritë apo pajisjet për punë;
- Kryejnë peshime apo matje të sasisë së lëndës së parë dhe lëndëve shtesë të nevojshme që do të përdorin për prodhimin e produktit të kërkuar;
- Hedhin sasitë e duhura të miellit, vezëve, sheqerit, kripës, gjalpit, ujit dhe përbërësve të tjerë (sipas llojit të produktit që do të prodhojë) në brumatriçe apo enën e duhur për t’u përzier;
- Bëjnë përzierjen e masës me dorë apo brumatriçe deri sa të bëhet lidhja e materialeve (bëhet brumi);
- Nxjerrin brumin nga brumatriçja apo ena ku është bërë përzierja;
- Hedhin brumin në format e duhura;
- Bëjnë hapjen brumit në petë me dorë ose me makineri;
- Bëjnë nxehjen e furrës në temperaturën e duhur;
- Bëjnë pjekjen e produktit në temperaturën dhe kohën e duhur;
- Vendosin format në vendet e ruajtjes (sipas llojit të produktit) për t’u ftohur;
- Përgatitin shurupin për regjjen e ëmbëlsirën (sipas llojit të produktit);
- Bëjnë regjjen e ëmbëlsirës (sipas llojit të produktit, në se është e nevojshme) ;
- Bëjnë mbushjen e shtresave sipas porosisë dhe produktit të kërkuar;
- Bëjnë zbukurimet e nevojshme me krem, xhel dhe materiale të tjera ndihmëse;
- Ruajnë produktet, lëndën e parë dhe lëndët e tjera ndihmëse në kushtet e duhura;
- Bëjnë ambalazhimet e nevojshme;
- Pastrojnë makineritë dhe pajisjet e përdorura;
- Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional në këtë fushë;
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht
Informacion shtesë
- Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një pastiçier dhe të tjerë të ngjashëm me to mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier, teknolog ushqimor.
- Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë pastiçieri dhe të tjerë të ngjashëm me to i duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
- Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: bërës bakllavaje, bërës akulloresh, bërës ëmbëlsirash, bërës pastash, bërës çokollatash, shurupit (përgatitës shurupi) etj.
Profesionet në këtë grup
- Ambalazhues i produkteve të pastiçerisë
- Bërës bakllavaje
- Bërës çamçakëzi
- Bërës çokollatash
- Bërës ëmbëlsirash
- Bërës i akullores
- Bërës me dorë i ëmbëlsirave
- Bërës pastash
- Bërës revanie
- Mbështjellës çokollatash
- Pastiçier
- Përpunim i çokollatës
- Prerës i ëmbëlsirave të sheqerta
- Punëtor i furrave të ëmbëlsirave
- Sheqerosës i ëmbëlsirave
- Shurupist/përgatitës shurupi
- Stampues i produkteve të çokollatës
- Zbutës çokollate

