7511Kasapë, shitës peshku dhe përgatitës ushqimesh që lidhen me to
Grup njësi · 38 profesione
Përshkrimi
Kasapi, shitësi i peshkut dhe përgatitësi i ushqimeve që lidhen me to pastron, ther, rrjep, pret mishin dhe peshkun, si dhe përgatit artikuj të ngjashëm ushqimor, konservon mishin, peshkun ose ushqime të tjera që lidhen me to duke i tharë, kriposur, tymosur apo në mënyra të tjera. Ai mund të punësohet në ferma, kompani shërbimesh e prodhimesh të këtyre artikujve apo të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Përzgjedhin kafshët për therje;
- Kryejnë pastrimin e kafshëve që do të theren;
- Pastrojnë dhe përgatitin vendin e punës;
- Përgatitin mjetet e punës;
- Kryejnë therjen e kafshëve me mënyrat e duhura;
- Bëjnë rrjepjen e kafshëve të therura;
- Veçojnë zorrët, plënci, mëlçinë, mushkrit, zemrën etj. nga trupi i kafshës së rrjepur apo peshkut;
- Pastrojnë dhe lajnë zorrët, plëncin, mëlçinë etj.;
- Presin mishin dhe peshkun për shitje ose për përpunim të mëtejshëm;
- Thyejnë, presin kockat e kafshëve;
- Kategorizojnë dhe klasifikojnë mishin dhe peshkun për asortimente të ndryshme;
- Përpunojnë mishin dhe peshkun për përgatitjen e produkteve ushqimore;
- Përgatitin përbërësit (salcat dhe produkte të ngjashme), duke përdorur mjetet dhe makineritë e duhura për bërxollë, grirje, përzierje, dhënie formash të ndryshme etj.;
- Përgatitin produkte dhe artikuj ushqimor të ndryshëm sipas porosisë (sallam, proshutë, qofte etj.);
- Konservojnë mishin, peshkun dhe ushqime të ngjashme;
- Kryejnë tymosjen e mishit, peshkut dhe produkteve ushqimore me to në furrat për tymosjen;
- Kryejnë përgatitjen e mishit, peshkut dhe ushqimeve të tjera të ngjashme, për shitje;
- Kryejnë peshimin e mishit, peshkut dhe ushqimeve të tjera të ngjashme;
- Kryejnë etiketimin e mishit, peshkut dhe ushqimeve të tjera të ngjashme;
- Kryejnë paketimin e mishit, peshkut dhe ushqimeve të tjera të ngjashme;
- Bëjnë ruajtjen e mishit, peshkut, ushqimeve dhe produkteve të tjera ushqimore në kushtet teknike të kërkuara frigoriferike;
- Realizojnë detyra të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
- Bëjnë preventiv për shërbimet e ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional në këtë fushë;
- Të ketë një eksperiencë paraprake në këtë fushë
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një kasap, shitës peshku dhe përgatitës i ushqimeve që lidhen me to mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel tekniku.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Profesionet në këtë grup
- Bërës sallami
- Bërës vargje me të brendshme kafshësh
- Filetues peshku
- Kasap
- Konservues peshku
- Konservues proshute
- Konservues salcash pikante
- Kriposës peshku
- Kriposës produktesh ushqimore
- Pastrues i kërmillit nga guaska
- Pastrues i të brendshmeve të kafshëve
- Pastrues mishi
- Pastrues peshku
- Përgatitës i produktit të mishit dhe peshkut për konservim
- Prerës mishi
- Prerës peshku
- Punëtor i tymosjes së mishit
- Punëtor i tymosjes së peshkut
- Regjës mishi
- Regjës peshku
- Therës e regjës shpendësh
- Rrjepës lëkure
- Shitës peshku
- Therës bagëtie
- Thyerës i kockave të bagëtive
- Specialist i përpunimit të mishit
- Specialist për grirjen e mishit
- Specialist gatues sallami,
- Specialist mbushës sallami,
- Specialist për përgatitjen e produkteve gjysmë të gatshme
- Specialist i përzierës për përgatitje të produkteve të mishit
- Specialist përgatitje qoftesh
- Specialist erëzash,
- Specialist i pjekjes së sallamit
- Specialist paketimi të produkteve të mishit
- Specialist peshimi
- Specialist në ndarjen anatomike të mishit
- Filetues mishi

