7516Përpunues të frutave dhe perimeve
Grup njësi · 11 profesione
Përshkrimi
Përpunuesi i frutave dhe perimeve merret me përgatitjen, përpunimin ose konservimin e frutave, perimeve dhe ushqimeve të ngjashme në mënyra të ndryshme, përfshirë zierjen, tharjen, kriposjen ose ekstraktimin e lëngjeve ose vajit, për tregti dhe konsum. Ai përgatit nënprodukte të perimeve, të frutave, prodhon pije alkoolike dhe jo-alkoolike etj. Ai merret me përpunimin, ambalazhimin dhe ruajtjen dhe tregtimin e tyre. Ai mund të punësohet në kompani të ndryshme shërbimesh, prodhimesh ushqimore, në shoqëri tregtare që kanë reparte të shërbimit ushqimor dhe të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Bëjnë preventivin e materialeve të duhura për prodhimin, përgatitjen e nënprodukteve në sasinë e kërkuar;
- Sigurojnë lëndën e parë të nevojshme për prodhimin e produktit;
- Përgatitin makineritë apo pajisjet për punë;
- Kryejnë peshime apo matje të sasisë së lëndës së parë që do të përdorin për prodhimin, përgatitjen e nënprodukteve;
- Bëjnë seleksionimin e frutave dhe perimeve sipas cilësisë së kërkuar për nënproduktin që do të prodhojnë;
- Bëjnë larjen e sasisë më makineri ose jo;
- Kryejnë prerjen ose heqjen e bërthamave, kur ka të tilla;
- Kryejnë zierje, sheqerosje ose kriposje sipas kushteve teknike të kërkuara për çdo nënprodukt;
- Përpunojnë fruta, perime dhe përgatitin nënprodukte ushqimore prej tyre;
- Përpunojnë fruta për përgatitjen e pijeve jo-alkoolike (lëngje frutash);
- Shtojnë përbërësit e nevojshëm për prodhimin e tyre;
- Përpunojnë frutat dhe perimet për përgatitjen e koncentrateve të tyre, salcave të ndryshme etj.;
- Përpunojnë fruta për përgatitjen e reçelit dhe marmaladës;
- Kryejnë përpunimin e ullirit për prodhimin e vajit;
- Kryejnë konservimin e frutave, perimeve, me metodat apo teknologjitë përkatëse (zierje, kriposje, tharja etj.);
- Vendosin ushqimet e konservuara në kavanoza steril, shishe ose enë të tjera;
- Bëjnë ambalazhimet e nevojshme të nënprodukteve të prodhuara;
- Ruajnë produktet dhe lëndën e parë në kushtet teknike dhe frigoriferike të duhura;
- Kryejnë tregtimin e produkteve dhe nënprodukteve ushqimore;
- Pastrojnë makineritë dhe pajisjet e përdorura;
- Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional në këtë fushë;
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
- Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një përpunues i frutave dhe perimeve mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier kimist.
- Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
- Punonjësit në këtë grup profesionesh mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si; konservues frutash, prodhues lëng frutash, prodhues reçeli dhe marmaladë, prodhues të frutave të sheqerosura, prodhues të turshive, prodhues të vajrave ushqimorë etj.
Profesionet në këtë grup
- Konservues frutash
- Konservues lëng zarzavatesh
- Konservues zarzavatesh
- Prodhues i frutave dhe perimeve të thata
- Prodhues lëng frutash
- Prodhues reçeli dhe marmalade
- Prodhues të frutave të sheqerosura
- Prodhues të koncentrateve të perimeve (salca)
- Prodhues të turshive
- Prodhues të vajrave ushqimorë
- Seleksionues i frutave dhe zarzavateve

