7519Përgatitës të duhanit dhe prodhuesit e tij

Grup njësi · 22 profesione

Përshkrimi

Përgatitës të duhanit dhe prodhuesit e tij, përgatit gjethe duhani dhe bën lloje të ndryshme prodhimesh prej duhani. Fermeri prodhues i duhanit përpunon duhanin si lëndë e parë, trajton, ndan, klasifikon dhe ndjek procesin deri në daljen e prodhimit përfundimtar për shitje në tregje. Përpunuesit e blejnë për ta përpunuar në fabrikë ku prodhohen cigare, puro, duhan për llullë, duhan për mbllaçitje si edhe burnot.

Detyrat kryesore

  • Gjejnë farëra të mira të përshtatshme për tokën dhe klimën ku do të rriten;
  • Kryejnë të gjithë proceset për rritje të shëndetshme të trupit dhe gjetheve të duhanit;
  • Përkujdesen për heqjen e luleve të duhanit në kohën e duhur;
  • Kryejnë korrjen në kohë dhe qepin gjethet në radhë me majën poshtë duke i mbajtur në pozicion të tillë deri kur ato marrin ngjyrën kafe të artë;
  • Kryejnë selektimin e gjetheve duke i ndarë në grupe që tregojnë cilësinë të ndarë në kategori sipas llojit, cilësisë dhe vendit ku është rritur;
  • Realizojnë tharjen e duhanit sipas kushteve të duhura teknike (temperaturë, ajrim, lagështi, etj.)
  • Përziejnë gjethet e duhanit sipas formulës për të marrë shije të veçantë;
  • Heqin bishtat dhe kërcinjtë prej gjethes së duhanit dhe kujdesen për grirjen dhe përzierjen për t’i dhënë shijen përfundimtare;
  • Dërgojnë duhanin e përpunuar në kapanonet e magazinimit për të vazhduar me procesin e prodhimit të cigareve dhe të paketimit të tyre;
  • Bëjnë puro, cigare, burnot dhe produkte të tjera të duhanit me dorë ose me makina të thjeshta;
  • Kryejnë punime të tjera të ngjashme si këto;
  • Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës.

Kërkesat

  • Të ketë mbaruar arsimin e detyruar duke e plotësuar me kurse të posaçme profesionale shtesë, të lidhura me njohuritë mbi rritjen e prodhimeve të bimëve bujqësore;
  • Preferohet të ketë përfunduar një kualifikim profesional me profil bujqësor;
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht, me zotësi të plotë për të punuar;
  • Të ketë durim dhe aftësi përqendrimi të lartë gjatë kohës së kryerjes së proceseve të punës;
  • Të jetë e/i orientuar drejt detajeve të holla, duke punuar me përqendrim, durim dhe vëmendje të plotë.

Informacion shtesë

  • Aplikimi për punë kryhet në mënyrë të drejtpërdrejtë duke u drejtuar rritësve të duhanit si edhe përpunuesve të tyre në punishte;
  • Pas një eksperience në punë mund të mësohet përdorimi i makinerive të thjeshta dhe më tej i atyre më të komplikuara;
  • Punësimet e lidhura me manaxhimin teknik e profesional kërkojnë arsimin dhe njohuri të mëtejshme nëpërmjet trajnimeve në kurse teknike të posaçme.
  • Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Profesionet në këtë grup

  • Aromatizues i duhanit
  • Bërës i brumit të duhanit
  • Bërës i burnotit
  • Bërës i cigareve
  • Bërës i duhanit të ngjeshur(që përtypet)
  • Bërës vargje i gjetheve të duhanit
  • Bluarës i burnotit
  • Ngarkues i duhanit
  • Ngrohës duhani
  • Nxjerrës i duhanit
  • Përzierës i burnotit
  • Përzierës i duhanit
  • Prerës i duhanit
  • Punëtor duhani manipulues
  • Punëtor prerës i duhanit
  • Punëtor tharës i duhanit
  • Seleksionues i duhanit
  • Shoshitës burnoti
  • Tharës i burnotit
  • Tharës i duhanit
  • Vjelës i gjetheve të duhanit
  • Klasifikues duhani

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye