75Punonjës të përpunimit të ushqimit, drurit, tekstileve dhe tjera të ngjashme

Nëngrup i madh · 4 Nëngrupe

Përshkrimi

Punonjësit e përpunimit të ushqimit, drurit, tekstileve dhe tjera të ngjashme merren me organizimin e punës në njësinë e vetë të shërbimit duke përzgjedhur veglat dhe pajisjet e duhura për të kryer veprimtari të ndryshme në teknologjinë ushqimore, të përpunimit të drurit, prodhimit të mobilieve punimeve të tekstileve, të lëkurës, veshjeve etj. Ata prodhojnë, përpunojnë, ambalazhojnë, ruajnë dhe tregtojnë produkte të ndryshme ushqimore, mobilie dhe artikuj të tjerë të drurit, prodhime të tekstileve, të lëkurës, për veshje, këpucë dhe tapiceri të tjera etj. Ata kryejnë riparime të ndryshme, si dhe pastrojnë e mirëmbajnë makineritë dhe pajisjet e përdorura. Ata mund të punësohen në kompani të ndryshme shërbimesh, prodhimesh ushqimore, të përpunimit të drurit, prodhimit të tekstileve, të lëkurës, veshjeve etj. dhe të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Bëjnë preventivin e materialeve të duhura për prodhimin, përgatitjen e nënprodukteve në sasinë e kërkuar;
  • Sigurojnë lëndën e parë të nevojshme për prodhimin e produktit;
  • Përgatitin makineritë apo pajisjet për punë;
  • Kryejnë peshime apo matje të sasisë së lëndës së parë që do të përdorin për përgatitjen e nënprodukteve;
  • Kryejnë therjen e kafshëve dhe trajtimin e mishit dhe peshkut duke përgatitur nënprodukte të tyre dhe artikuj të ndryshëm ushqimor;
  • Përgatitin nënproduktet e miellit si: lloje të ndryshme të bukës, ëmbëlsira dhe produkte të tjera;
  • Bëjnë përpunim të frutave, perimeve dhe përgatitin nënprodukte ushqimore prej tyre;
  • Përpunojnë qumështin dhe prodhojnë produkte dhe nënprodukte të tij;
  • Përpunojnë duhanin dhe përgatitin produkte të tij;
  • Bëjnë prerjet dhe ambalazhimet e nevojshme;
  • Kryejnë sharrim, seleksionim dhe përpunim të drurit;
  • Prodhojnë dhe riparojnë mobilie dhe artikuj të tjerë druri;
  • Montojnë pajisje dhe punojnë në makineri drupunuese;
  • Kryejnë modelime, prerje, qepje, qëndisje, riparime dhe punime të tjera të tekstileve, të lëkurës dhe prodhojnë veshjeve dhe artikuj të ngjashëm me to;
  • Qepin, prodhojnë dhe riparojnë dyshekë dhe tapiceri të ndryshme prej tekstili dhe lëkure;
  • Seleksionojnë, thajnë, ngjyrosin dhe përpunojnë lëkurë, gëzof dhe materiale të ngjashme me to;
  • Prodhojnë dhe riparojnë këpucëve dhe artikuj të tjerë të galanterisë;
  • Kryejnë zhytje dhe eksplorime nënujore;
  • Kryejnë punime dhe shpërthime me lëndë plasëse;
  • Kontrollojnë dhe dezinfektojnë mjedisin;
  • Ruajnë produktet dhe lëndën e parë në kushtet e duhura teknike;
  • Kryejnë tregtimin e produkteve dhe nënprodukteve ushqimore;
  • Pastrojnë dhe mirëmbajnë makineritë dhe pajisjet e përdorura;
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë profesion;
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye