441Nëpunës të tjerë mbështetës në zyrë

Grup i vogël · 7 Nëngrupe

Përshkrimi

Nëpunësit e tjerë mbështetës në zyrë klasifikojnë dhe shpërndajnë postën, dokumentet, përgatisin informacionin procesim të mëtejshëm, mbajnë të dhëna për personelin, kontrollojnë materiale për të siguruar koherencë me burimin origjinal, ndihmojnë personat që nuk mund të shkruajnë apo lexojnë, si dhe kryejnë një sërë detyrash të tjera të specializuara. Ata mund të punësohen në zyra shtetërore ose institucione të shërbimit të publikut, të tilla si zyra poste, biblioteka, institucione arkivimi.

Detyrat kryesore

  • Regjistrojnë informacionin dhe ofertat në lidhje me blerjen e materialeve të ndryshme të zyrës duke përfshirë këtu edhe pajisje;
  • Marrin dhe dorëzojnë librat në biblioteka ose i blejnë ato online ose në librari;
  • Klasifikojnë dhe arkivojnë dokumente të ndryshme;
  • Mbajnë dhe ruajnë të dhëna të personelit të zyrës/kompanisë/departamentit;
  • Regjistrojnë dhe dorëzojnë dokumentet e marra apo dërguara me postë, si brenda kompanisë ashtu edhe jashtë saj;
  • Korrigjojnë dhe editojnë materiale të ndryshme të hartuara nga të tjerë;
  • Sigurohen për protokollimin dhe standardet e përcaktuara për dokumentet që dalin nga kompania;
  • Shkruajnë dhe lexojnë për personat që nuk kanë mundësi të shkruajnë apo lexojnë;
  • Kryejnë një sërë detyrash të tjera burokratike;
  • Respektojnë politikat e brendshme të punës dhe procedurat e hartuara nga kompania;
  • Zbatojnë kodin e etikës të miratuar nga drejtuesit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet të ketë të ketë mbaruar një shkollë profesionale apo shkollën e mesme të përgjithshme.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye