4415Nëpunësit arkivimit dhe shumëfishimi

Grup njësi · 3 profesione

Përshkrimi

Nëpunësit e arkivimit dhe shumëfishimit arkivojnë korrespondencën, letrat, dokumentet, faturat dhe regjistrime të tjera në rend alfabetik ose numerik në bazë të sistemit të arkivimit të përdorur. Ata gjurmojnë dhe nxjerrin materialin nga arkiva kur kërkohet dhe bëjnë kopje, skanim ose e dërgojnë me faks. Ata mund të punësohen në zyra arkivash shtetërore ose private.

Detyrat kryesore

  • Përzgjedhin dhe klasifikojnë materialet dhe dokumentet sipas udhëzimeve të tilla si përmbajtja, qëllimi, kriteri i përdorimit ose sipas rendit alfabetik, kronologjik apo numerik;
  • Arkivojnë materialet në sirtarë, dollapë ose kuti magazinimi;
  • Gjurmojnë dhe nxjerrin materiale nga arkiva sipas kërkesave;
  • Regjistrojnë materialet të cilat arkivohen ose lëvizen nga arkiva;
  • Shumëfishojnë, skanojnë ose dërgojnë dokumente me anë të faksit;
  • Respektojnë politikat e brendshme të punës dhe procedurat e hartuara nga kompania;
  • Zbatojnë kodin e etikës të miratuar nga drejtuesit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet të ketë mbaruar një shkollë profesionale ose dhe shkollën e mesme të përgjithshme.

Profesionet në këtë grup

  • Fotokopjues/dublues dokumentesh
  • Nëpunës plotësimi dosjesh
  • Nëpunësit arkivimit dhe sistemimi dokumentesh

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye